[wp-story]

Lajme

I burgosuri u dërgua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, policia po e heton vdekjen e tij

I burgosuri u dërgua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, policia po e heton vdekjen e tij
10:41 | 12 Janar 2020

Pasditen e së shtunës, në Spitalin Rajonal të Pejës është dërguar një i burgosur i cili më pas ka vdekur, bën të ditur policia

Të burgosurin e kishin dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërkaq më pas ai ka vdekur.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku.

Ndërkaq me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Në Spitalin e Pejës në gjendje të rëndë shëndetësore është sjell i burgosuri mashkull K-Shqiptar, i cili më pas ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, theksohet në raport.

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë

Të tjera