×
  • Lajme
  • Lajme

    Hyseni: Suksesi i dialogut është mbyllja e dialogut

    FrontOnline
    10 Shtator 2020

    Nënkryetari i PSD-së, Zgjim Hyseni, ka kritikuar marrëveshjen e 4 shtatorit të arritur në SHBA në mes të Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se është ndryshe nga ajo çka realisht është pritur të ndodhte.

    “Ajo çka kemi parë në Washington është më shumë ceremoni se sa një marrëveshje që është folur paraprakisht. Të gjithë flisnin për njohje reciproke dhe marrëveshje përfundimtare, dhe krejt çka kemi parë është një dokument që s’e ka as statusin juridik”.

    “Kemi të bëjmë me një zhvillim të ri që s’ka të bëjë fort me raportet midis Kosovës dhe Serbisë, por me interesant gjeostrategjike, saktësisht këtu vërehet një lloj pozicioni i ri i Serbisë karshi SHBA-së”.

    “Deri tash nuk po i shoh zhvillimet për të ardhmen, por çka kemi parë është pikërisht biseda për çështje tjera të cilat i iknin temës kryesore të problemit Kosovë-Serbi dhe ajo është mungesa e njohjes reciproke, dhe për këtë është kritikuar më parë Brukseli”.

    “Kemi të bëjmë me dështimin e këtij procesi që ka filluar. Vazhdimi i dialogut në Bruksel dhe ai që e udhëheqë, nuk ka mundësi me e udhëheqë drejt përmbylljes për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, se po flasim për politikën e jashtme të BE-së që s’është fare unike. Vitin e fundit BE e ka ngadalësuar jashtëzakonisht shumë procesin”.

    “E vetmja mundësi për Brukselin që ta detyrojë Serbinë të na njohë ka qenë anëtarësimi në BE, dhe tash BE nuk e ka asnjë fuqi që t’i qojë palët drejt zgjidhjes”.

    “Nëse i sheh marrëveshjet dhe pikat që s’kanë të bëjnë fare me marrëdhëniet Kosovë-Serbi, e sheh që kjo marrëveshje është bërë edhe në funksion të atmosferës elektorale”.

    “Marrëveshja nuk është ende marrëveshje, edhe bashkëpunim midis Kosovës me SHBA-të dhe Serbisë me SHBA-të. Ka gjëra për të cilat vlen të punohet në atë drejtim, por ajo çka kemi parë  në Washington është larg dhe shumë ndryshe prej asaj që kemi pritur”.

    “Përfshirja e Kosovës në debatet identitare të lindjes së mesme nuk është se i ndihmon aq shumë, veçse në kuptimin e vlerave. Na duhet njohja e Izraelit, është një prej pikave të mira, por çka kemi pranuar ne?”.

    “Ambasada në Jerusalem nuk është diçka e vogël. Jerusalemi është kryeqyteti fetar i botës, aty është judaizmi, krishterimi dhe islami, dhe kanë pasur një pajtim të gjatë që Jerusalemi është i të gjithëve. Qyteti i disa civilizimeve nuk mund të përfaqësohet prej asnjë shteti ose kombi”.

    “Izraeli është shtet i fortë, por roli i tij është minimal ose zero në rolin në Ballkan, dhe kjo ka ndikuar për ftohje të marrëdhënieve me disa shtete tjera. Pra, Kosova s’ka pse të përzihet në luftën midis qytetërimeve”.

    “Suksesi i dialogut është mbyllja e dialogut”, u shpreh Hyseni në emisionin Info Magazine në Klan Kosova.

     

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Lajme20 Prill 2024
    Përfaqësuesi i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi, ka qenë kritikë ndaj vendimit të këtij institucioni që të organizojë procesin e votimit të...
    Lajme20 Prill 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e sotme ka njoftuar se procesi i votimit për ose kundër shkarkimit të kryetarëve të...
    Lajme20 Prill 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Haradinaj gëzon...
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka publikuar ka deklaruar pasurinë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, ndërsa ka deklaruar se...
    Lajme20 Prill 2024
    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë deklarimin e pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Në pronësi...
    Vip20 Prill 2024
    Në përputhje me ligjet dhe transparencën e kërkuar nga institucionet, zyrtarët në Kosovë kanë bërë deklarimin e pasurisë për vitin 2024. Ndër...
    Lajme20 Prill 2024
    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se ka një shtëpi në vlerë prej 150 mijë uro, tokë, vlera e të cilës...
    Lajme20 Prill 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi posedon një banesë në emër personal me vlerë rreth 120 mijë euro. Gjithashtu, ai ka deklaruar edhe një...
    Lajme20 Prill 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar pasurinë e saj në regjistrin e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, ku ka renditur pasuritë e paluajtshme,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.