×
  • Lajme
  • Lajme

    Hyseni niset për Bruksel, çka pritet nga takimi i së enjtes me palën serbe?

    FrontOnline
    28 Tetor 2020

    Takimi i radhës në kuadër të nivelit të ekspertëve në dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel do të mbahet të enjten me ndërmetësimin e emisarit special të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.

    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë për klankosova.tv se ky takim ishte paraparë të mbahej në muajin shtator, por ishte shtyrë për shkak të situatës me pandeminë e koronavirusit.

    “Takimi tjetër i nivelit të ekspertëve të dialogut të lehtësuar nga BE do të zhvillohet këtë të enjte më 29 tetor në Bruksel. Takimi që fillimisht ishte planifikuar të zhvillohej në fund të shtatorit, ishte shtyrë për shkak të masave parandaluese të karantinës në lidhje me pandeminë e koronavirusit”.

    “Kryenegociatorët do të takohen tani për të diskutuar zgjidhjen e çështjeve financiare dhe çështjet e pronës”, ka thënë Stano.

    Nga Qeveria e Kosovës kanë thënë me anë të një njoftimi për media se Skender Hyseni, koordinatori shtetëror për dialogun është nisur tashmë për në Bruksel për të marrë pjesë në takimin e nesërm.

    “Me ftesë të Emisarit Special të BE-së, Mirosllav Lajçak, delegacioni i Kosovës, i prirë nga Koordinatori Shtetëror Skender Hyseni, ka udhëtuar sot për në Bruksel, ku nesër pritet të zhvillohet takimi i radhës me delegacionin nga Serbia”.

    “Temë e diskutimit do të jetë zgjidhja e pretendimeve financiare dhe e çështjeve të pronës midis dy vendeve. Me ndërmjetësimin e emisarit Lajçak, në takimin e nesërm, delegacionet do të vazhdojnë diskutimin e filluar në takimin e kaluar rreth kësaj çështjeje”, thuhet në deklaratën e Qeverisë.

    Ehat Miftaraj, nga IKD ka deklaruar për klankosova.tv se delegacioni i Kosovës duhet të ketë kujdes lidhur me temat që do t’i diskutojë në këtë takim.

    “Lidhur me temat që do të diskutohen në nivel të ekspertëve, delegacioni i Kosovës duhet të ketë kujdes dhe të jetë i përgatitur në mënyrë që të promovoj kontributin e saj dhe të mbrojë të drejtat lidhur me pronat që ka pasur në ish Jugosllavi, të cilat i ka përfituar Serbia në emër të Kosovës pas shpërbërjes së ish Jugosllavisë”.

    “Nëse do të ketë bisedime dhe marrëveshje në këtë pikë mbi bazën e kontributit të çdo njësie federative në ish Jugosllavi, ku Kosova ka pas statusin e barabartë më Republikat e tjera, Kosova do të realizoj të drejtat e saj që i takojnë dhe që i janë mohuar pothuajse qe 25 vite”, ka thënë Miftaraj.

    Si të kurseni mbi 350 kilovatë/orë në muaj me një investim të thjeshtë, tregon Idriz Ferati, drejtor i Auditimit në…
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Kandidati nga Fronti Evropian, Bujar Osmani ka mposhtur në zgjedhjet për president kandidatin e koalicionit VLEN, Arben Taravarin. Sipas rezultateteve preliminare të...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë Veriore (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë,...
    Lajme24 Prill 2024
    Jonathan Hargreaves, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë është takuar me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Në Serbi sot janë arrestuar 17 persona, anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, të cilët dyshohet se kanë falsifikuar 400 dokumente...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Në Maqedoninë e Veriut është duke u bërë numërimi i votave, ku nga numërimet e para ka dalë që në nivel vendi,...
    Lajme24 Prill 2024
    Pas publikimit të rezultateve të para, BDI ka nisur festë në Tetovë. Në disa video të publikuara në rrjetet sociale, shihen simpatizantët...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë, përcjell Telegrafi Maqedoni....
    Lajme24 Prill 2024
    Sipas rezultateve të para të publikuara nga KSHZ, mes VLEN dhe Frontit Evropian, për momenti duke pri me vota është Bujar Osmani...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Këto janë rezultatet e para të publikuara nga Komisioni Shtetrorë i Zgjedhjeve. Sipas kësaj liste, e para del të jetë Siljanovska nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.