×
  • Lajme
  • Lajme

    Hyseni: Albin Kurti nuk e përmend askund SHBA-në në programin e Qeverisë

    FrontOnline
    08 Maj 2021

    Ish-koordinatori shtetëror për dialogun Kosovë-Serbi, Skënder Hyseni, e ka kritikuar planprogramin qeverisës të Qeverisë Kurti, duke thënë se një nga pikat më shqetësuese në këtë program është mos-përmendja e SHBA’së, si partneri kryesor strategjik i Kosovës.

    Hyseni, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka thënë se ka vërejtur në program aspirata për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, por se duhet bashkëpunuar fillimisht me SHBA’në për t’u realizuar diçka e tillë.

    “S’dyti. dhe më shqetësuesja në program qeverisës është heqja dorë e Qeverisë së Kosovës nga partneriteti i veçantë strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për më tepër SHBA-të nuk përmenden askund ne këtë program, ndërkohë që renditen një varg ‘dëshirash’ për antarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe avancimin e bashkëpunimit të saj me NATO-n. Pyetja logjike është me cilin partner strategjik do të bashërendohen dhe koordinohen këto përpjekje?!!!”, ka shkruar ndër të tjera Hyseni.

    Ai tutje thotë se partneriteti me Shqipërinë duhet të qëndrojë, megjithatë ajo nuk do të ishte ne NATO pa ndihmën e SHBA’së.

    Në programin qeverisës të Kurtit, të prezantuar përgjatë ditës së djeshme në mbledhjen e Qeverisë, në pjesën për politikë të jashtme, përfshihen kërkesa për anëtarësim në BE, sigurimi i njohjes nga Serbia, si dhe anëtarësimi në organizata ndërkombëtare.

    Postimi i plotë:

    Një lexim i shpejt i Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës 2020 – 2023, botuar në Koha.

    Sot, nga kurreshtja qytetare dhe intelektuale, i bëra një lexim të shpejtë Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës 2020 – 2023.

    Në fokus të veçantë kisha pjesën e programit: POLITIKA E JASHTME, INTEGRIMI DHE MËRGATA.

    S’pari, ajo që bie në sy është se këtu nuk ka program që përcillet me mekanizma realist të zbatimit. Është vetëm një kapërcim indiferent mbi një fushë thelbësore për rrumbullaksimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

    S’dyti. dhe më shqetësuesja në program qeverisës është heqja dorë e Qeverisë së Kosovës nga partneriteti i veçantë strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për më tepër SHBA-të nuk përmenden askund ne këtë program, ndërkohë që renditen një varg ‘dëshirash’ për antarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe avancimin e bashkëpunimit të saj me NATO-n. Pyetja logjike është me cilin partner strategjik do të bashërendohen dhe koordinohen këto përpjekje?!!!

    Me Shqipërinë???!!!

    Po, Shqipëria është partner yni i natyrshëm dhe bashkërendimi dhe koordinimi me te është i domosdoshëm. Por, por, por partneritetin e veçantë strategjik me SHBA-të nuk mund ta zëvendësojë asgjë!

    Për këte është mire ta pyetni Shipërinë. As ajo, pa partneritetin e saj strategjik me SHBA-të nuk do të ishte antare e NATO-s as sot e kësaj dite!

    A duhet të shqetësohemi?

    Skender Hyseni 

    Një delegacion i Prince Coffee viziton plantacionet e kafesë në Indi
    Nga Rubrika
    Kronika23 Prill 2024
    Një zyrtar i ujësjellësit në Gazivodë ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë vjedhur dy panele solare dhe dy bateri nga...
    Kronika23 Prill 2024
    Një grua në Pejë ka raportuar burrin e saj në polici pasi sipas saj, i dyshuari në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psiqike...
    Kronika23 Prill 2024
    Të hënën në Ferizaj është arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar...
    Të tjera
    Lajme23 Prill 2024
    Në mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë. Në redaksinë e Front Online janë dërguar...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Ministrat e Jashtëm të BE-së ranë dakord në parim mbrëmë për të zgjatur sanksionet kundër Iranit pas sulmit ndaj Izraelit, tha sot...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Dhjetë persona kanë vdekur pasi dy helikopterë të marinës u përplasën gjatë provave ushtarake për një paradë të Marinës Mbretërore të Malajzisë,...
    Lajme23 Prill 2024
    Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman ka shkruar se...
    Sport23 Prill 2024
    New York Knicks ka shënuar fitore ndaj Philadelphia 76ers, 104:101. Kësisoj ata tani po udhëheqin 2:0 ndaj Phillyt në serinë e tyre...
    Vip23 Prill 2024
    Egla, një prej banoreve të shtëpisë së Big Brother VIP Albania, ka tërhequr vëmendjen e publikut që prej hyrjes së saj në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.