×
  • Lajme
  • Lajme

    Hysen Berisha: Hiq vizitën e Plenkoviqit, në zyrën e Kurtit ishte vetëm Sorosi junior

    FrontOnline
    18 Nëntor 2021

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hysen Berisha në Kuvendin e Kosovës ka përmendur disa nga të gjeturat në Raportin e Progresit për Kosovën.

    Ai tha se ka qenë shqetësuese sigurimi i dy votave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për votimin e presidentes.

    Berisha deklaroi se Kurti ka kontrabanduar dy vota në Kuvendin e Kosovës.

    “Shkeljet burojnë nga dy pozita kryesore, nga ajo e presidentit dhe ajo e kryeministrit. Zgjedhjet e Shën Valentinit atë botë e përcaktuar shumicën përcaktuese, ku u thirr seanca konstituive për votimin e qeverisë dhe pastaj edhe ajo për emërimin e presidentes. Ajo çfarë u pa më pas si shqetësim serioz edhe në Raportin e Progresit të Këshillit të Evropës. Shumica përfaqësuese nuk i kishte votat e mjaftueshme ndaj presidentja disa orë para seancës e siguroi votën e z.Pacollit duke e kontrabanduar port as kjo nuk ishte e mjaftueshme. Kështu kryeministri i siguroi votën tjetër atë të deputetes Grainca duke e kryer veprën penale direkt në Kuvend”, ka thënë ai.

    Më tutje, deputeti i PDK-së e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për shit-blerje të votave në Kuvendin e Kosovës.

    “Presidentja dhe kryeministri po kërkojnë me të drejtë që të arrestohen ata që kanë konsumuar veprën penale të shit-blerjes së votës por jo edhe të kry protagonisteve të shitblerjes së votave në Kuvend. Kryeministri akuzoi qeveritarin e qeverisë së kaluar pikërisht për këto vepra për zhvatje, por vet zhvati së paku dy deputetë. Nëse nuk ia llogarisni vetes kjo do ët ndikojë në partneritetin evropian”, ka thënë më tutje Berisha.

    Berisha përmendi edhe vizitat zyrtare që janë realizuar se fundmi në Kosovë. Ai tha se në përjashtim të vizitës së kryeministrit të Kroacisë, Andrej Plenkoviq, Kurtin e ka vizituar vetëm “Sorosi Junior”

    “Kemi pasur vetëm një vizitë në Kosovë dhe atë në zyrën e Kryeministrit. Ka qenë ylli i kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Sorosi junior.”, ka thënë ai.

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme13 Korrik 2024
    Ragmi Mustafi nga Partia për Veprim Demokratik, njëherësh këshilltar i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, ka folur për Front Online lidhur me zgjedhjet e...
    Lajme13 Korrik 2024
    Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë se arratisjet nga burgjet ka pasur edhe në të kaluarën dhe se mund të ketë...
    Lajme13 Korrik 2024
    Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues i Kosovës (ShKK), Ismail Dibrani, ka thënë se dy të arratisurit nga burgu, Faton Hajrizi dhe...
    Të tjera
    Kronika13 Korrik 2024
    Dy persona janë zhdukur në Prizren ditën e premte. Policia njofton se bëhet fjalë për vëlla dhe motër, të cilët janë larguar...
    Lajme13 Korrik 2024
    Ministria e Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka bërë të ditur se ka marrë masa idhur me qarkullimin e automjeteve në vend...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2024
    Një depo nafte është përshirë nga zjarri në rajonin juglindor rus të Rostovit, pas një sulmi ukrainas me dronë mëngjesin e 13...
    Lajme13 Korrik 2024
    Kryetari aktual i Bujanocit, Nagip Arifi edhe pas mbajtës së zgjedhjeve të 3 qershorit, thotë se nuk janë mundësitë që shqiptarëve t’iu...
    Kronika13 Korrik 2024
    Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur dje në fshatin Popolan të Suharekës. I dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima në...
    Lajme13 Korrik 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi për ngushëllime sot familjen Dehari në fshatin Sllupçan të Kumanovës. I shoqëruar nga ministra...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.