×
  • Kronika
  • Kronika

    Hyri në provim në vend të dikujt tjetër, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

    FrontOnline
    17 Qershor 2021

    Një ekzaminer në provimet për patentë shofer ka vërejtur se një person është prezantuar në vend të dikujt tjetër, për të iu nënshtruar provimit.

    Rasti ka ndodhur mesditën e së mërkurës në stacionin e autobusëve në Prishtinë, ku mbahet provimi për patentë shofer.

    Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se i dyshuari është intervistuar dhe ka deklaruar se ka bërë marrëveshje pa kompensim, me personin në vend të të cilit ka hyrë në provim.

    “Stacioni i autobusëve, Prishtinë 16.06.2021 – 13:40. Ankuesi mashkull kosovar ekzaminer në provimet për patentë shofer ka raportuar se deri sa ka ftuar aplikuesit për të hyrë në sallë ku mbahet provimi për patentë shofer, kishte vërejtur se i dyshuari mashkull kosovar ishte prezantuar në vend të një personi tjetër i cili duhej që t’i nënshtrohej provimit. I dyshuari është intervistuar dhe i njëjti ka deklaruar se kishte bërë marrëveshje me dëshmitarin që të paraqitet në vend të tij për test pa kurrfarë kompensimi”, bëhet e ditur në raportin e policisë.

    Po ashtu është bërë e ditur se me urdhër të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

    “Lidhur me rastin është intervistuar edhe dëshmitari mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.

    Për Stresin, Xhuli është spiune (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Kronika28 Mars 2024
    Policia e Kosovës ka kontrolluar dje shtëpinë e një ish-pjesëtari të Policisë së Kosovës në Zubin Potok. Tek i njëjti policia ka...
    Kronika28 Mars 2024
    Është dërguar në mbajtje njëri nga personat që ishte duke u trajtuar në QKUK, si pasojë e plagosjes me armë zjarri të...
    Kronika28 Mars 2024
    Dy persona janë gjetur të vdekur në Prishtinë, në dy raste të ndara. Në rastin e parë, një grua ka njoftuar policinë...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Genc Prelvukaj, këngëtari i njohur i është futur seriozisht politikës. Prelvukaj është bërë pjesë e kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës. Këtë...
    Vip28 Mars 2024
    Nita Latifi sot feston ditëlindjen e 32-të. Këngëtarja e njohur morri urime të përzemërta nga miqtë e familjarë të saj. Mes urimeve...
    Sport28 Mars 2024
    Real Madridi ka filluar të rinovojë kontratat me disa nga futbollistët e tyre. I pari ishte mesfushori gjerman, Toni Kroos, i cili...
    Front TV28 Mars 2024
    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka thënë se falë “punës së jashtëzakonshme të Qeverisë Kurti”, Kosova ka avancuar drejtë anëtarësimit në...
    Lajme28 Mars 2024
    Në përvjetorin e 25-të të masakrës së kryer në Podujevë nga njësiti serb “Skorpionët”, kryeministri Albin Kurti bëri homazhe te varrezat e...
    Lajme28 Mars 2024
    Njësia e Antidrogës së Policisë së Kosovës kanë zhvilluar sot një aksion në rajonin e Prizrenit dhe Gjakovës. Gjatë bastisjeve në këto...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.