[wp-story]

Lajme

Huqje e madhe e ministres Hoxha, ia atribuon ambasadorit britanik fjalët që s’i ka thënë!

Huqje e madhe e ministres Hoxha, ia atribuon ambasadorit britanik fjalët që s’i ka thënë!
14:52 | 14 Gusht 2019

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka reaguar ashpër ndaj një komunikate për media të Ministrisë së Integrimit Evropian pas një takimi që ka zhvilluar me ministren Dhurata Hoxha, raporton portali “Front Online”.

O’Connell ka shkruar në profilin e tij në “Facebook” se  Ministria e Integrimit Evropian i ka atribuuar fjalë që s’i ka thënë, ka përmendur tema në komunikatë që s’janë diskutuar fare në takim. Sipas tij, informata e dërguar në kumtesë për media janë nxjerrë pa u koordinuar me Ambasadën britanike.

“Në fakt unë nuk kisha ndonjë opinion për implementimin e MSA-së nga Kosova, madje se kemi diskutuar fare këtë çështje”, ka shkruar O’Connel, duke shtuar se nuk kanë diskutuar as për drejtat e njeriut, siç thuhet në komunikatën e Ministrisë.

Ai ka shtuar se kanë diskutuar për sundimin e rendit dhe Ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. “Unë thash që Kosova ka qenë në pikë kritike dhe është dashur të mirren masa për ta pastruar politikën nga kriminaliteti”, ka potencuar ai.
/Front Online/

Bonus dhe Premium Kartela të cilat po i ofron Petrol Company, kartelat më të kërkuara nga klientët

Të tjera