×
  • Lajme
  • Lajme

    Huqja e IKSHPK-së: Tha se një 31 vjeçar vdiq nga COVID-19, por në fakt ai ishte 72 vjeç

    FrontOnline
    18 Nëntor 2020

    Gjatë 24 orëve të fundit u konfirmuan 720 raste të reja të prekur me COVID-19.

    Në njoftimin e Institutit Shëndetësorë Publik të Kosovës që u publikua sot u bë e ditur se si pasojë e koronavirusit kanë humbur jetën 11 persona.

    Në mesin e viktimave nga COVID-19, thuhej se është një 31 vjeçar nga Komuna e Mamushës, gjë që del të jetë gabim në publikimin e IKSHPK-së.

    Nëse shikohet publikimi i bërë në Facebook nga IKSHPK vërehet se postimi është edituar, pasi personi që ndërroi jetë nga komuna e Mamushës është 72 vjeçar, raporton lajmi.net.

    “Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (81, 79, 72, 72 vjeç), Istog 1 rast (51 vjeç), Klinë 1 rast (63 vjeç), Mamushë 1 rast (72 vjeç), Mitrovicë 1 rast (84 vjeç), Pejë 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (76 vjeç), Viti 1 rast (74 vjeç)”, thuhet në njoftimin e edituar.

    Ndërsa lidhur me këtë rast ka reaguar edhe Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Malishevës, Rujdi Mazreku.

    “Sot me datë 18.11.2020 Ministria e Shëndetësisë-IKSHP gjatë raportimit të numrit të rasteve ditore dhe vdekjet nga Covid-19 ka njoftuar se ka vdekur një i ri 31 vjeçarë nga Komuna e Mamushës!Me këtë ne Ju demantojmë për këtë lajm pasi që sot në Komunën e Mamushës nuk ka asnjë vdekje natyrale ashtu edhe asnjë vdekje nga covid-19.Rasti në fjalë është se, dje ka qenë një rast ku fatkeqësisht ka humbur jetën një 72 vjeçare”, thuhet në reagim.

    Ndryshe numri i përgjithshëm i të prekurve me COVID-19 anembanë vendit ka arritur në 31 mijë e 215 raste. Raste aktive nga të gjithë këta të infektuar janë gjithsej 12 mijë e 8 raste.

    Super oferta nga Sharr Travel/ Vetëm 70€ për person në Hotel VM Resort & Spa 5* në Durrës
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Gjatë qëndrimit në Gjermani, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi sot në Berlin, bashkë-drejtuesin e SPD-së gjermane, Lars Klingbeil dhe anëtarin e...
    Lajme25 Prill 2024
    Përfaqësues Alternativ i Shteteve të Bashkuara për Çështjet e Posaçme Politike në Kombet e Bashkuara, Robert Wood, është takuar  më 22 prill...
    Lajme25 Prill 2024
    Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se Vetëvendosja refuzoi të diskutonte në kuvend për raportin e Departamentit Amerikan të...
    Të tjera
    Vip25 Prill 2024
    Sara Gjordeni njoftoi ditë më parë se ajo dhe Bardhi janë në pritje të ëmbël. Ky lajm bëri bujë tejet të madhe...
    Lajme25 Prill 2024
    Dje në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë mbajtur zgjedhjet për president të këtij shteti. Në garë ishin shtatë kandidatë për kryetar...
    Vip25 Prill 2024
    Seriali vendor “Çka ka shpija” po vazhdon të jetë një serial shumë i pëlqyer nga publiku shqiptar. Në këtë serial luajnë shumë...
    Sport25 Prill 2024
    Sot janë caktuar zyrtarët e ndeshjeve të xhiros së 31-të të Superligës së futbollit, të cilat do të luhen të shtunën dhe...
    Vip25 Prill 2024
    Lajmin se do të bëhej dajë e mori përgjatë periudhës sa ishte i izoluar në Big Brother VIP Kosova. E tani, Blerando...
    Sport25 Prill 2024
    Futbollisti i Liverpoolit, Joel Matip, është në shënjestër të klubeve italiane, Roma dhe Lazio, teksa përgatitet të largohet nga Reds si lojtar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.