Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hungaria e gatshme të mbështesë FSK-në për arritjen e objektivave të saj

    FrontOnline
    2 vite më parë

    Ministri i Mbrojtjes Anton Quni, priti sot ambasadorin e Republikës së Hungarisë në vendin tonë, József Bencze në vizitën e tij të parë në Ministrinë e Mbrojtjes.

    Në fillim, ambasadori Bencze vlerësoi lart rëndësinë e partneritetit në mes dy ministrive duke shprehur gatishmërinë e shtetit hungarez dhe institucioneve të saj në mbështetjen e mëtejme të FSK-së për arritjen e objektivave të saj.

    Ministri Quni, nga ana e tij falënderoi për vizitën dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e deritashme të Hungarisë në të gjitha fushat, përmes kontributit me kontingjentin ushtarak në kuadër të KFOR-it, në zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të Ministrisë së Mbrojtje dhe FSK-së. Ai gjithashtu kërkoi ofrimin e eksperiencës për procesin reformues të FSK-së si dhe eksperiencën e zbatuar të institucioneve hungareze për procesin integrues euroatlantik në NATO. Ministri Quni, në vazhdim theksoi se Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja, janë në proces të realizimit të Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, proces i cili zhvillohet në transparencë të plotë, dhe si gjithmonë, në koordinim të plotë me partnerët tanë.

    Në fund të dy bashkëbiseduesit u pajtuan për vazhdimin e bashkëpunimit në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale dhe më gjerë. Në takimin përkatës, Ministri Quni shoqërohej nga këshilltari i tij poltik, Feriz Trezhnjeva, kurse ambasadori Bencze shoqërohej nga sekretari i dytë i ambasadës hungareze, Zoltan Gulyas.

    Marrëveshja dypalëshe e bashkëpunimit në mes Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës (ish-Ministrisë së FSK-së) dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Hungarisë, është nënshkruar më 10 qershor 2016 në Budapest. Marrëveshja përcakton bashkëpunimin në fushën e arsimimit dhe stërvitjes, shkëmbimit të përvojave në menaxhimin e burimeve njerëzore, menaxhimin e krizave, rrugën e integrimeve euroatlantike etj.

    Petrol Company hap komunitet në Viber për klientët e saj
    Nga Rubrika
    Lajme24 Mars 2023
    Ekipet e “Xhenios” të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë nisur ndërtimin e urës mobile në fshatin Aqarevë të...
    Lajme24 Mars 2023
    Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shenjëstrimin...
    Lajme24 Mars 2023
    Dita e 24 marsit e vitit 1999 nuk harrohet nga qytetarët e Kosovës pasi në atë ditë nisën sulmet e NATO-s ndaj...
    Të tjera
    Lajme24 Mars 2023
    Oda Ekonomike Amerikane ka mirëpritur marrëveshjen e arritur të shtunën ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve. Përmes deklaratës për media,...
    Bota/Rajoni24 Mars 2023
    Vendet perëndimore do të duhet të mbështesin Ukrainën edhe për një kohë të gjatë, në mes të pushtimit të plotë të vendit...
    Lajme24 Mars 2023
    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kujtuar 24 vjetorin e intervenimit të NATO-s, duke theksuar se Aleanca atëbotë veproi për njerëzimin dhe...
    Lajme24 Mars 2023
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama beson se një Ballkan i bashkuar si në ekonomi edhe në dënimin e agresionit rus në Ukrainë...
    Lajme24 Mars 2023
    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, kanë nënshkruar marrëveshjen financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin...
    Lajme24 Mars 2023
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kujtuar se sot shënojmë 24-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi caqet...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.