×
  • Lajme
  • Lajme

    Humbje milionëshe nga veturat e paregjistruara, gjobat deri në 150 euro

    FrontOnline
    03 Gusht 2020

    Pandemia Covid-19, përveç sektorit të shëndetësisë dhe ekonomisë, ka goditur edhe sektorin e sigurimeve. 52 mijë veturave u ka skaduar regjistrimi gjatë muajit prill dhe maj dhe të njëjtat për shkak të pandemisë nuk kanë pasur mundësinë që ta vazhdojnë atë. Në ndërkohë para pandemisë, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Kosovë të paregjistruara kanë qenë 148 mijë vetura.

    Kështu ka deklaruar në një intervistë për Front Online, drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku.

    “Deri në fillim të pandemisë sipas të dhënave zyrtare të MPB-së kanë qenë të paregjistruara 148 mijë automjete. Sigurisht që kjo me mbylljen e Qendrave të Regjistrimit gjatë kohës së pandemisë  është rritur sepse qytetarët nuk kanë pasur mundësi që të vazhdojnë regjistrimet e tyre. Sipas informatave që ne i kemi, vetëm në muajin mars dhe prill janë 52 mijë automjete që kanë pasur kohën ta vazhdojnë regjistrimin dhe një gjë të tillë kanë vazhduar që ta bëjnë nga data 18 maj e tutje, në kohën kur edhe MPB-ja e ka bërë hapjen e Qendrave të Regjistrimit”, ka thënë ai.

    5 milionë euro humbje ditore për shtetin nga veturat e paregjistruara

    Qeveria e Kosovës dhe Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), kanë marrë iniciativë për trajtimin e automjeteve të paregjistruara në Kosovës. Sipas Mazrekut, ky vendim do të rregulloj shumë problemetë Kosovës.

    “Besoj që shumë shpejtë do të formohet edhe grupi punues ku do t`i dërgojmë të gjitha format e mundshme ligjore, ndryshimet e mundshme që duhet t`i marr secili akter që më në fund ky proces të mbyllet sa më mirë, sa më lehtë dhe sa më shpejt”, ka deklaruar ai.

    “Nëse  e marrim numrin total është një humbje shumë e madhe, mirëpo nëse e marrim një numër më të vogël që ne e vlerësojmë në raport me dëmet që shkaktohen atëherë, humbje ditore si për shtetin ashtu edhe për industrinë e sigurimeve është rreth 5 milionë euro për neve dhe 5 milionë euro për shtetin”, ka thënë ai për Front Online.

    Gjobat për veturat e paregjistruara 150 euro, ato për mungesë të sigurimit 200 euro

    Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku, në një intervistë për Front Online ka thënë që gjobat që shqiptohen nga Policia e Kosovës për veturat e paregjistruara, nuk kanë efekt.

    “Sipas të dhënave të Policisë dhe në bazë të Ligjit, gjoba për mosregjistrim është 150 euro, mirëpo ajo që nuk është e rregulluar është se çfarë ndodh me veturat të cilat gjobiten. Kemi raste kur policia e ka shqiptuar një gjobë dhe pas gjobës ai automjet ka shkaktuar aksident”, ka thënë ai.

    Ndërsa për sa u përket shqiptimit të gjobës për veturat që nuk kanë sigurim, Mazreku për Front Online ka thënë që pavarësisht që vlera e saj është 200 euro, një gjobë e tillë qysh nga viti 2011 nuk është shqiptuar asnjëherë.

    “Gjoba për mossigurim është 200 euro mirëpo kjo gjobë që nga viti 2011 nuk është shqiptuar asnjëherë sepse nuk ka qenë e specifikuar mënyra e kësaj procedure se si të lëshohet gjoba dhe se ku duhet të shkojnë ato automjete. Kështu PK-ja e ka shqiptuar vetëm një gjobë, atë 150 euro”, ka thënë Mazreku.

    Mazreku ka folur edhe për kushtet që duhet  të plotësojë Kosova për anëtarësim në Kartonin e Gjelbër. Ai ka treguar se përveç problemeve politike duhet të ulet edhe numri i automjeteve të pa regjistruara.

    “Ekziston edhe kushti që nuk mund të jetë më i madh se 5 për qind numri i automjeteve të paregjistruara. Aktualisht me këtë numër në Kosovë janë mbi 35% të automjeteve të paregjistruara dhe me këtë numër sigurisht që ne në çfarëdo aplikimi që e bëjmë në organizata jashtë Kosovës është joserioz, prandaj kam kërkuar edhe më herët por edhe sot që secili ta bëj punën e vet dhe që në një kohë sa më të shkurtër edhe Byroja Kosovare e Sigurimit të bëhet gati për procedura të mëtutjeshme”, ka thënë ai për Front Online.

    Juliana: E kuptoj që e kam lëndu djalin dhe e marr mbi supet e mia këtë (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, deklaroi se Prishtina duhet të përmbushë detyrimet e saj nga marrëveshjet me Beogradin,...
    Lajme19 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit, më pas pritet shtim...
    Lajme19 Prill 2024
    Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetësit të dialogut Kosovë -Serbi....
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.