×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Humbja e nuhatjes nëse infektohesh me Covid-19 është unike, studimi i fundit ju tregon si ta kuptoni

    FrontOnline
    21 Gusht 2020

    Humbja e aftësisë për të nuhatur që mund të shoqërojë coronavirusin është unike dhe e ndryshme nga ajo që përjetohet nga dikush është thjesht i ftohur ose i prekur nga gripi i zakonshëm. Ky është përfundimi që kanë nxjerrë studiuesit evropianë pas analizave të bazuara tek pacientët e infektuar.

    Në një artikull të fundit, publikuar në BBC, thuhet se kur pacientët Covid-19 humbasin aftësinë për të nuhatur, zakonisht nuk e kanë hundën të bllokuar. Shumica e njerëzve me coronavirus ende mund të marrin frymë lirshëm.

    Një tjetër karakteristikë, e cila njihet tashmë edhe si simptomë e virusit është humbja e vërtetë e shijes.

    Pacientët me coronavirus që nuk mund të shijojnë asgjë me të vërtetë dhe nuk mund të dallojnë nëse një ushqim është i ëmbël apo i hidhur.

    Ekspertët dyshojnë se kjo ndodh për shkak se virusi pandemik ndikon në qelizat nervore të përfshira drejtpërdrejt tek nuhatja dhe ndjesia e shijes.

    Simptomat kryesore të coronavirusit janë:

    – temperaturë të lartë

    – kollë e re, e vazhdueshme

    – humbje e nuhatjes ose e aftësisë për të shijuar

    Kushdo që ka këto simptoma duhet të izolohet dhe të bëjë testin për të parë nëse ka virusin. Pjesëtarët e familjes së tyre duhet të izolohen gjithashtu për të parandaluar përhapjen e mundshme.

    Prof. Carl Philpott, nga Universiteti i Anglisë Lindore, kreu teste për aftësinë e nuhatjes dhe të shijes tek 30 vullnetarë: 10 me Covid-19, 10 me ftohje të rëndë dhe 10 të tjerë të shëndetshëm, pa simptoma të ftohjes dhe gripit.

    Humbja e nuhatjes ishte shumë më e madhe tek pacientët me Covid-19. Ata ishin më pak të aftë të identifikonin aromat dhe nuk ishin në gjendje të dallonin shijet e hidhura ose të ëmbla fare.

    Prof. Philpott tha: “Kjo është shumë emocionuese, sepse do të thotë që testet e aromës dhe shijes mund të përdoren për të bërë dallimin midis pacientëve Covid-19 dhe personave të ftohur ose me grip”.

    Ai tha se njerëzit mund të testojnë nuhatjen dhe shijen në shtëpi duke përdorur produkte si kafe, hudhra, portokall ose limona dhe sheqer.

    Aftësitë për të nuhatur dhe shijuar kthehen brenda disa javësh në shumicën e njerëzve që shërohen nga coronavirusi, shtoi ai.

    Festo Bajramin me ofertën All Inclusive të Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Lifestyle27 Mars 2024
    Humbja e flokëve pas shtatzënisë (humbje e dukshme më shumë se mesatarja e 100 qimeve në ditë) është jashtëzakonisht e zakonshme. Një...
    Lifestyle27 Mars 2024
    DASHI Me Jupiterin e favorshëm do të jeni të sigurt në dashuri dhe të vendosur në idetë tuaja. Asgjë nuk mund të...
    Lifestyle26 Mars 2024
    Me rritjen e temperaturave, mjeket na paralajmërojnë që qëndrimi jashtë gjatë orëve më të nxehta mund të jetë i dëmshëm për shëndetin...
    Të tjera
    Vip28 Mars 2024
    Sara Hoxha është përfolur shumë kohëve të fundit. Kjo për arsye të aludimeve të ndarjes nga reperi i  njohur, Ledri Vula. Në...
    Ekonomi28 Mars 2024
    Rreth 88 milionë euro është vlera preliminare e dërgesave të mërgatës që janë sjell në Republikën e Kosovës për muajin shkurt 2024....
    Lajme28 Mars 2024
    Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës ka thënë se...
    Lajme28 Mars 2024
    Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka mbajtur diskutim për organizimin e tryezës për shëndetin oral dhe diskutim për mbikëqyrjen e ligjeve...
    Lajme28 Mars 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, tha se qeveria Kurti ka nënshkruar 209 milionë euro tenderë njëburimor, raporton Ekonomia Online....
    Lajme28 Mars 2024
    Teksa shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, po fliste në foltore për kontratat njëburimore, siç tha ai, e pengoi shefja...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.