×
  • Lajme
  • Lajme

    Humbja e LDK-së, ja çka deklaron Abdixhiku

    FrontOnline
    17 Shkurt 2021

    14 shkurti i vitit 2021 ka qenë një prej ditëve më të këqija për Lidhjen Demokratike të Kosovës që nga themelimi. Me vetëm 103 mijë vota të kosovarëve, partia e themeluar nga Ibrahim Rugova ka shënuar rezultatin më të keq zgjedhor në histori.

    Një rezultat i tillë, për kandidatin për deputet të kësaj partie, Lumir Abdixhikun, nuk lë kurrfarë hapësirë për të bërë ndonjë koment.

    Në një përgjigje për herë të parë pas 14 shkurtit, Abdixhiku ka thënë se LDK përfundoi në një rezultat të tillë meqë disa zëra brenda partisë nuk u dëgjuan me kohë.

    “Rezultati flet vet dhe s’le hapësirë për asnjë interpretim. Fatkeqësisht zërat tonë s’u dëgjuan me kohë dhe si rrjedhojë përfunduam në rezultatin më të ulët historik”, ka thënë Abdixhiku për Gazetën Express.

    Megjithatë ai thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës do ta gjejë rrugën përpara, por pa improvizime.

    Kjo rrugë përpara siç thotë Abdixhiku duhet gjetur duke respektuar të shkuarën dhe ndërtuar të ardhmen për Kosovën dhe LDK’në.

    “LDK do të gjejë rrugën përpara, pa improvizime më, duke respektuar të shkuarën por duke ndërtuar të ardhmen për vendin dhe vetveten”, ka përfunduar Abdixhiku.

    Përgjatë fushatës zgjedhore, sa ishte i ftuar në emisionin Pressing, Abdixhiku kishte premtuar se do të kërkonte llogari dhe përgjegjësi brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës për rezultatin që do të merrnin në zgjedhje.

    Po në këtë intervistë Abdixhiku ka treguar se kishte qenë i mendimit që Lidhja Demokratike e Kosovës të mos marr primtain e qeverisjes pas rrëzimit të Albin Kurtit nga pozita e kryeministrit.

    Si pasojë rezultatit të 14 shkurtit, kryetari i partisë Isa Mustafa bashkë me gjithë kryesinë e LDK’së kanë dhënë dorëheqje dhe pritet që LDK shumë shpejtë të ketë udhëheqësinë e re.

    Jan përfolur disa emra për kryetar, përfshirë edhe vetë Abdixhikun, megjithatë ende s’ka asgjë të qartë në këtë drejtim.

    Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo vizitë në KEDS
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, deklaroi se Prishtina duhet të përmbushë detyrimet e saj nga marrëveshjet me Beogradin,...
    Lajme19 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit, më pas pritet shtim...
    Lajme19 Prill 2024
    Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetësit të dialogut Kosovë -Serbi....
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.