[wp-story]

Jetë

Humbisni kilogramët e tepërt me dietën e mollës

Humbisni kilogramët e tepërt me dietën e mollës
21:36 | 12 Gusht 2019

Prej sa kohësh nuk detoksifikoni trupin tuaj? Dëshironi të humbni disa kile më shumë? Dieta e mollës është ajo që bën për ju.

Një mundësi mjaft praktike dhe ekonomike, pasi ka përbërës të përballueshëm nga të gjithë. E vetmja gjë që duhet të merrni në konsideratë është se dieta e mollës është shumë strikte dhe nuk këshillohet të zgjatet shumë. Është menduar të zgjasë 5 ditë dhe ditën e parë mund të ndjeni mungesë energjie. Por ka përfitime nëse e ndiqni në mënyrë dhe kohën e rregullt.

Dita e parë e dietës konsiston në konsumin vetëm të mollës. Është dita ku do të keni pak uri, por dhe ku do të humbni më shumë peshë, rreth 1.5 kg. Por mos u shqetësoni për ushqyesit, pasi mollët janë të pasura me vitamina, minerale dhe fibra. As për mungesë energjie mos u shqetësoni pasi trupi do të shfrytëzojë atë që është i magazinuar dhe kjo është arsyeja pse do të humbni më shumë peshë këtë ditë. Në mëngjes dy mollë ,në drekë një mollë dhe në darke 3 mollë.

Në ditën e dytë shtohen perimet për të mos pasur uri. Vaji i ullirit furnizon me yndyra që hidratojnë dhe përmirësojnë cilësinë e qelizave. Për shije shtoni kripë deti.

Në mëngjesin e ditës së dytë konsumoni një mollë dhe një gotë qumësht soje. Për drekë një mollë dhe sallatë të përbërë nga dy karrota, një selino e vogël, gjethe mente, kripë dhe piper. Ndërsa në darkë vetëm dy mollë.

Petrol Company në muajin e shenjtë të Ramazanit, dhuron pako ushqimore per familjet nevojtare në qytetin e Vitisë

Të tjera