×
  • Sport
  • Sport

    Humbi garën, por fitoi trajnerin: Propozimi për martesë në “Tokio 2020”

    FrontOnline
    27 Korrik 2021

    Argjentinasja María Belén Pérez Maurice pësoi humbje në garën e skermës për femra në Tokio, të hënën, por duket se nuk do ta ndryshojë trajnerin. Pérez Maurice sapo kishte dështuar përballë Anna Marton nga Hungaria, kur trajneri i saj, i cili është gjithashtu i dashuri i saj prej 17 vitesh, i propozoi publikisht për martesë. Për fat të mirë të trajnerit, duke parë që propozimi ishte “live” në televizion, Pérez Maurice tha “po”.

    36-vjeçarja ishte duke analizuar humbjen e saj në një intervistë për televizionin argjentinas, kur trajneri Saucedo u shfaq mbrapa saj me një fletë të bardhë, ku shkruhej: “Do të martohesh me mua??? Të lutem!” Perez Maurice bërtiti nga kënaqësia dhe pranoi.

    “Intervistuesi më tha që të kthehesha dhe ai e kishte letrën në dorë. Kam harruar gjithçka në atë moment, zhgënjimin e humbjes. Oh, Zoti im! Ne jemi shumë të gëzuar, partnerë shumë të mirë. Sigurisht, stërvitemi me seriozitet, por kënaqemi me kohën e njëri-tjetrit. Ne e duam shumë njëri-tjetrin, duam ta kalojmë jetën tonë së bashku. Do të festojmë në Buenos Aires me një ‘Barbecue’ të madhe”, – tha sportistja e emocionuar.

    Ajo shtoi se kishin diskutuar për martesë edhe më parë, por ishte ende e befasuar nga mënyra e propozimit: “Ne e duam shumë njëri-tjetrin. Tani duam të kalojmë jetën tonë së bashku”. Trajneri Saucedo tha se kishte filluar të mendonte për propozimin një natë më parë, edhe pse nuk kishte një unazë:

    “Unë e dua atë. Dhe kur humbi ndeshjen ajo u trishtua shumë, kështu që ndoshta ky propozim duhet ta ndryshojë mentalitetin e saj. Nëse ajo do të kishte fituar, jo, nuk do t’ia bëjë një propozim të tillë, do të kisha pritur momentin e duhur”.

    “Strategjitë t’i lënë përjashta, ta shijojnë këtë eksperiencë të paharrueshme”, u thotë Bruno banorëve të rinj
    Nga Rubrika
    Sport28 Mars 2024
    Florian Marku këmbëngul se Chris Kongo, kundërshtari i tij mbrëmjen e së dielës, ka bërë një gabim të madh. Kongo, pohon ai,...
    Sport28 Mars 2024
    Manchester United raportohet se është i gatshëm të paguajë klauzolën e transferimit të Gleison Bremerit. Mbrojtësi iu bashkua Juventusit në verën e...
    Sport28 Mars 2024
    Pas formës së mirë dhe golave me Rapid Bukureshtin, Albion Rrahmani pritet që në verë të bëjë hapin e madh, gjë që...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka folur për kandidaturën e tij dhe përballjen në zgjedhje me kryetarin e VV-së, Albin...
    Sport28 Mars 2024
    Florian Marku këmbëngul se Chris Kongo, kundërshtari i tij mbrëmjen e së dielës, ka bërë një gabim të madh. Kongo, pohon ai,...
    Lajme28 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas triumfit të jashtëzakonshëm të studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, të cilët...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se asnjë qeveri s’ka mundësi që t’i kryej...
    Lajme28 Mars 2024
    Policia e Kosovës është bërë pjesë e Taskforcës së Përbashkët të Migracionit me autoritetet ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë dhe të Mbretërisë...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovës për tenderët njëburimore. Opozita edhe gjatë seancës së fundit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.