Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Humb betejën me Covid-19 edhe një mjek kosovar

    FrontOnline
    2 vite më parë

    Edhe një mjek në Kosovë ka humbur betejën me Covid-19.

    Bëhet fjalë për Nijazi Macula I cili ka ndërruar jetë dhe është varrosur gjatë ditës së djeshme.

    Familjarët kanë deklaruar përmes një njoftimi në Facebook, se nuk do të mbahet e pame për shkak të situatës me pandeminë.

    “Ndërsa neuropsikiatri Dr. Jusuf Ulaj ka thënë se Kosova ka humbur një prej mjekëve më të mirë që ka pasur.“Sot psikiatria kosovare humbi një prej mjekëve më të mirë që kemi pasur. E njoha prej ditëve të para të edukimit në klinikën e Neuropsikiatrisë dhe kam punuar me të një kohë të gjatë në vite të vështira për shëndetësinë Kosovare. Si mësuesi im i parë në psikiatri, ishte shumë i afërt dhe konfrontues simpatik. Nuk ka pasur asnjë rast të rëndë për të, ai gjithmonë ishte aty dhe kishte zgjidhje. I afronte të rinjtë dhe ishte shumë kërkues për dije. Janë të paharruara kafet e shumta të mëngjesit ku gjithmonë kemi diskutuar për rastet e rënda në repart, trajtimin e tyre, dhe debate të shumta të çdo sfere të jetës. Humori dhe sarkazma që përdorte kishin përherë një qëllim, ishin inspiruese dhe motivuese për ndërtimin dhe forcimin profesional. Lamtumirë shoku im i paharruar”, ka shkruar Ulaj.

    https://www.facebook.com/jusuf.ulaj/posts/1776599825837198

     

    Shumë sport në platformën Artmotion, sezoni i ri në ligat më të forta të botës sjellë shumë ekskluzivitete
    Nga Rubrika
    Lajme26 Mars 2023
    Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri u shpreh sot se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Këshillin Prokurorial vërteton...
    Lajme26 Mars 2023
    Të dielën e ardhshme në Prishtinë do të mbahet një marsh, duke kërkuar drejtësi për krerët e UÇK-së që janë në Hagë....
    Lajme26 Mars 2023
    Është vetëm një nxënës që ndjek mësimet në klasën e parë të Shkollës Fillore “Rilindja” në fshatin Keqekollë të Komunës së Prishtinës....
    Të tjera
    Lajme26 Mars 2023
    Si pasojë e vetaksidentit në afërsi te Rrethi në Prishtinë, një person ka pësuar lëndime trupore. Personi i lënduar është dërguar për...
    Bota/Rajoni26 Mars 2023
    Departamenti amerikan i Mbrojtjes tha se nuk ka indikacione se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore, pasi Moska njoftoi se do...
    Lajme26 Mars 2023
    Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, ka publikuar një video ku shihet duke u pastruar rrugët e kryeqytetit. “E diele. Prishtina e pastër”,...
    Lajme26 Mars 2023
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka drekuar sot me homologun kosovar Albin Kurti në Tiranë. Rama tha se gjatë këtij takimi, kanë...
    Lajme26 Mars 2023
    Ka përfunduar takimi në mes të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe homologut të Kosovës, Albin Kurti. Temë e diskutimit në takimin...
    Lajme26 Mars 2023
    Ilir Gashi, zyrtar i PDK-së dhe njëherësh anëtar i kësaj partie në KQZ, ka thënë se pret që edhe tri ligje të...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.