×
  • Lajme
  • Lajme

    Memli Krasniqi prezanton kandidatin për kryetar të Klinës Sokol Bashota

    FrontOnline
    03 Gusht 2021

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka prezantuar sot kandidatin për kryetar të ardhshëm të Klinës, Sokol Bashota.

    Krasniqi tha në Klinë se çdo projekt i madh zhvillimor që ka dodhur në këtë Komunë që nga paslufta e mban vulën e PDK-së dhe kryetarit Sokol Bashota.

    “Sokol Bashota ka dhënë shembullin e liderit të devotshëm që u rri afër qytetarëve, që angazhohet për ta, që punon mirë dhe fort për ta, pa lënë askënd prapa. Në këto katër vjetët e fundit, stagnimin e Klinës e ka parë secili. Çdokush mund ta ketë një rast për t’u dëshmuar, por askush s’mund t’i ketë dy raste pa dëshmuar asgjë. Prandaj, qytetarët e Klinës po e kërkojnë rikthimin e PDK-së, sepse e dinë që zhvillim për Klinën ka vetëm me PDK-në”, tha Krasniqi.

    Ai tha se qytetarët e Klinës e njohin Sokolin e ia njohin përkushtimin dhe më 17 tetor zgjedhjen e kanë të lehtë.

    “Ai jo veç që është alternativa më e mirë, por është edhe garancia e vetme për ta ndërtuar një rrëfim të ri dhe për ta kthyer Klinën pa kurrfarë vonese e pengese në rrugën e zhvillimit që sot i mungon”, tha Krasniqi.

    Ai tha se Klina është qytet që bën bashkë arkitekturën shoqërore të shoqërisë që bazohet në mirëkuptim, tolerancë, diversitet kulturor e fetar.

    “Është shembulli i një qyteti ku diversiteti është pasuri, e bashkëpunimi mundësi. Është po ashtu qytet i pasur e me begati të mëdha, prej Mirushës e Drinit, te trashëgimia kulturore, e potenciali për bujqësi e ndërmarrësi. Duke folur për qeverisjen aktuale në Klinë, kreu i PDK-së tha se ajo tashmë është parë nga gjithë qytetarët si e dështuar.

    “Në këto katër vjetët e fundit, stagnimin e Klinës e keni parë ju vetë. Asnjë projekt i madh e i rëndësishëm. Asnjë ndërmarrësi për zhvillim. As për rini, as për ekonomi, as për bujqësi, as për infrastrukturë. Kjo nuk mund të vazhdojë edhe më tej kështu”, tha Krasniqi.

    Prandaj, ai tha se PDK është e vendosur që kësaj gare t’i hyjë për të fituar e për ta ndalë degradimin.

    “Për ta kthyer Klinën në një model që nuk eksporton punëtorë, por produkte e zhvillim. Për ta shndërruar në destinacion të turizmit e kulturës, të bujqësisë e të ndërmarrësisë. Për ta ndërtuar një rrëfim të ri, aq të nevojshëm, ku pushteti nuk i përgjigjet PDK-së, por qytetarëve, ku komuna nuk është veç ndërtesa në qendër të qytetit, por vetëdija e gjithsecilit për gjithsecilin. Që të gjithë së bashku ta nisim një trajektore të re, punët e së cilës do t’i shohim konkretisht, të mirat e së cilës do t’i prekim, e frytet e së cilës do t’ua lehtësojnë jetën të gjithë qytetarëve të kësaj komune. Unë e di dhe besoj në potencialin tonë. Garanci për këtë e kemi Sokolin. Por, jo vetëm Sokolin. I kemi të rinjtë e të rejat që do bëhen pjesë e këtij rrugëtimi. I kemi qytetarët që e duan Klinën të zhvilluar e që e dinë se zhvillim për Klinën ka vetëm me PDK-në”, tha Krasniqi.

    Ndërsa, kandidati për kryetar të ardhshëm të Klinës, Sokol Bashota, tha se Klina duhet t’i kthehet zhvillimit pasi në vitet e fundit ka degraduar nga qeverisja e keqe.

    “PDK kur ka ardhur në qeverisje të Klinës buxheti për investime kapitale ka qenë vetëm 650 mijë euro. Ne kemi arritur me sjell shumë projekte kapitale e me rritë buxhetin e Komunës. Ndërsa sot, edhe pse Komuna ka buxhet shumë më të madh, nuk është ndërtuar as edhe një shkollë. Për 4 vite nuk kanë arritë as një Zyre të Gjendjes Civile me përfundu. Kanë shtruar rrugë me 2 centimetra trashësi asfalti e vetëm 2 metra gjerësi. Prandaj në tetor duhet të ndalojmë degradimin e Klinës dhe ta rikthejmë qeverisjen e mirë dhe zhvillimore. Katër parti politike që u bënë kundër PDK-së në zgjedhjet e kaluara nuk kanë arritur për 4 vite të bëjnë as sa kemi bërë ne për 2 vite”, tha Bashota.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka sfiduar opozitën, duke thënë se janë të gatshme për zgjedhje të reja, madje qysh javën...
    Lajme29 Mars 2024
    Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka bërë të ditur se po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e një personi të zhdukur...
    Lajme29 Mars 2024
    Faturimi i rrymës ende s’ka filluar anipse më 9 dhjetor të 2023-tes, KEDS pati nënshkruar kontratë me Elektroserverin për të shpërndarë dhe...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Kosova duhet të shkojë në zgjedhje të rregullta dhe jo atëherë kur dëshiron...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Një aksident trafiku ka lënë të vdekur 45 persona në Afrikën e Jugut, pasi një autobus humbi kontrollin dhe ra nga një...
    Lajme28 Mars 2024
    Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka qenë në Mitrovicë ku është takuar me kreun e kësaj komune Bedri...
    Lajme28 Mars 2024
    Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë të enjten se imazhi i krijuar për Kosovën që “mund të...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka folur për kandidaturën e tij dhe përballjen në zgjedhje me kryetarin e VV-së, Albin...
    Sport28 Mars 2024
    Florian Marku këmbëngul se Chris Kongo, kundërshtari i tij mbrëmjen e së dielës, ka bërë një gabim të madh. Kongo, pohon ai,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.