×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj: Uashingtoni duhej të kishte një rol më të madh në dialogun Kosovë-Serbi

    FrontOnline
    17 Qershor 2020

    I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak ndodhet prej dy ditësh në Prishtinë, ku po zhvillon takime me krerët e politikës.

    Gjatë konferencës së djeshme me presidentin Thaçi, Lajçak tha se është i angazhuar në misionin e tij, që dialogu ndërmjet dy vendeve të përfundojë në njohje reciproje. Sipas Lajçak, dialogu Kosovë-Serbi duhet të kalojë nga BE-ja.

    Por për deputetin e PDK-së Enver Hoxhaj, Uashingtoni duhej të kishte një rol më të madh në këtë proces.

    ”Mendoj se të dy ngjarjet janë të mirëseradhura. Kanë qenë ngarkesë e Kosovës në këto 4-5 vitet e fundit ku Uashingtoni duhet të kishte një rol më të madh në dialogun Kosovë-Serbi. Dialogu duhet të afatizohet dhe duhet të flasim vetëm për një marrëveshje të njohjes së ndërsjellë. Ajo që do ndodhë më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë dhe ajo çfarë po bën Lajçak këto dy ditët e fundit në Kosovë janë pjesë e një procesi.”, është shprehur Enver Hoxhaj, për Ora News.

    Në intervistë, ai tha se ajo për të cilën ka nevojë Kosova, është që dialogu i filluar në vitin 2011 të përfundojë me njohje reciproke brenda vitit 2020.

    “Unë nuk kam ndonjë infromacion për atë që mund të jetë agjenda ose temat që mund të diskutohen. Administrata e presidentit Trump është e vendosur që të ketë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Po cilat do jenë temat do ta shihni gjatë ditëve në vijim. Ajo çfarë ka nevojë Kosova është një dialog teknik dhe politik i cili ka filluar në vitin 2011, dhe të përfundojë në vitin 2020 me njohje të ndërsjellë.”, ka thënë Hoxhaj.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Korrik 2025
    Për shkak të fluksit të shtuar të qytetarëve dhe pranisë së bashkatdhetarëve nga diaspora, Komuna e Prishtinës ka vendosur të zgjasë orarin...
    Lajme13 Korrik 2025
    Edhe sot Bitcoin vazhdoi rritjen rekord, duke tejkaluar nivelin më të lartë prej pak më shumë se 118,839 dollarësh të vendosur dy...
    Lajme13 Korrik 2025
    Një aksident ka ndodhur në fashitin Kçiq të Mitrovicës. Në këtë aksident që ka ndodhur në ora 21:34 është përfshirë një veturë...
    Të tjera
    Sport13 Korrik 2025
    Chelsea po avancon me rezultat të thellë 3-0 pas pjesës së parë ndaj Paris Saint-Germainit në finale të Kupës së Botës për...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Më 2 korrik 1990, mbi 5 mijë shqiptarë sfiduan një nga regjimet më të egra të Europës Lindore, duke hyrë në ambasadat...
    Lajme13 Korrik 2025
    Edhe pse Komuna e Gjakovës ka ndërtuar rreth 4 mijë metra kanale për ujitje në katër vjetët e fundit, fermerët e disa...
    Lajme13 Korrik 2025
    Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në fshatin Mollopolc të komunës së Shtimes, ku një...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu ka treguar se jeton në një shtëpi të ndërtuar 53 vjet më parë edhe pse ka qenë...
    Lajme13 Korrik 2025
    Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit Brendan Hanrahan është takuar edhe me udhëheqësit e Listës Serbe. Delegacioini i Listës Serbe është...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.