×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj premton kujdes për ish të burgosurit politikë

    FrontOnline
    09 Janar 2021

    Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka vizituar sot burgun muze të Prishtinës, bashkë me ish të burgosur politikë të regjimit. Nga atje, Hoxhaj tha se PDK-ja është parti e ngritur mbi themelet e këtij brezi atdhetarësh e idealistësh.

    Përmes një postimi në Facebook, Enver Hoxhaj ka njoftuar se ka vizituar sot burgun muze të Prishtinës, nga ku ka ka thënë se si kryeministër i ardhshëm do të kujdeset për ta dhe për familjet e tyre.

    “Prandaj, si kryeministër i ardhshëm, u zotova para këtyre heronjve të gjallë se angazhimi im dhe i PDK-së do të jetë kujdesi dhe mbështetja shtetërore për ta dhe familjet e tyre. Vetë PDK-ja është ngritur mbi themelet e këtij brezi atdhetarësh e idealistësh”, ka shkruar Hoxhaj.

    Lexoni të plotë statusin e tij në Facebook:

    Përjetova emocione të veçanta derisa me miqtë e mi, ish të burgosurit politikë të regjimit serb, Bajrush Xhemajlin, Isak Shabanin, Halil Selimin, Besim Zogajn, Ilmi Ramadanin dhe Emin Sallahun ecëm nëpër korridoret e errëta e të ngushta të burgut të Prishtinës, tani i shndërruar në muze. Në këtë burg dhe në dhjetëra si ky, vuajtën torturat më çnjerëzore mijëra atdhetarë e veprimtarë të çështjes kombëtare.

    Në mure dhe kudo në hapësirat e vogla të burgut janë akoma të freskëta imazhet e një regjimi vrasës e të aparteidit. Në këto qeli të frikshme synohej të shtypej vullneti i një populli për liri, të korruptohej mendja e tyre dhe të tjetërsohej ana njerëzore e kombëtare. Por, këtë nuk e arritën kurrë. Në fund ngadhënjeu e vërteta, atdhedashuria dhe idealet për një Kosovë të pavarur.

    Prandaj, si kryeministër i ardhshëm, u zotova para këtyre heronjve të gjallë se angazhimi im dhe i PDK-së do të jetë kujdesi dhe mbështetja shtetërore për ta dhe familjet e tyre. Vetë PDK-ja është ngritur mbi themelet e këtij brezi atdhetarësh e idealistësh.

    Por, njëkohësisht, PDK-ja është dëshmuar parti e hapur edhe për brezat e rinj dhe ekspertët e fushave të ndryshme. Prandaj, sot e ftoj secilin t’i bashkohet në këto zgjedhje familjes sonë të madhe politike./FrontOnline/

    Vizitë në KEDS nga Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka akuzuar përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial për tendencë kushtëzimi për Ministrinë e Drejtësisë. Ajo tha...
    Lajme28 Mars 2024
    Rusia dështoi të enjte në përpjekjen për një seancë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutohej rreth...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryeministri Albin Kurti, ka bërë iftar bashkë me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, zëvendësministrin në Ministrinë e Punëve të...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka folur për kandidaturën e tij dhe përballjen në zgjedhje me kryetarin e VV-së, Albin...
    Sport28 Mars 2024
    Florian Marku këmbëngul se Chris Kongo, kundërshtari i tij mbrëmjen e së dielës, ka bërë një gabim të madh. Kongo, pohon ai,...
    Lajme28 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas triumfit të jashtëzakonshëm të studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, të cilët...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se asnjë qeveri s’ka mundësi që t’i kryej...
    Lajme28 Mars 2024
    Policia e Kosovës është bërë pjesë e Taskforcës së Përbashkët të Migracionit me autoritetet ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë dhe të Mbretërisë...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovës për tenderët njëburimore. Opozita edhe gjatë seancës së fundit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.