×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj nga Tirana: PDK do të udhëheq qeverinë e ardhshme të Kosovës

    FrontOnline
    30 Dhjetor 2020

    Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj është shprehur i bindur se qeveria e ardhshme në Kosovë do të udhëhiqet nga partia e tij.

    Nga Tirana ku po qëndron në një vizitë zyrtare, kandidati i PDK-së për kryeministër tha se së shpejti do të dalin me platformë për integrim të mirëfilltë ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

    “Unë jam mandatar nga PDK-ja që të udhëheqin qeverinë e ardhshme të Kosovës dhe jam i sigurt që PDK do të udhëheq qeverinë e ardhshme të Kosovës. Kam qenë gjatë në pozita të ndryshme në Kosovë. Qëllimi im është që të kemi një mendim dhe plan të ri në raport me Shqipërinë sa i përket bashkëpunimit politikë se nuk mundemi të sillemi në parametrat e 2008 se çka të bëjmë me 2020. Këtë drejtim do të bëjmë përpjekje që të dalim me një platformë politik dhe një intergrim të mirëfilltë të ekonomisë më Kosovë dhe Shqipërisë për t’i larguar të gjitha barrierat”, tha ai.

    Hoxhaj pasi u prit në takim nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha kërkoi edhe qëndrim të përbashkët të dy shteve shqiptare për Gjykatën Speciale dhe disa nga temat madhore të Kosovës.

    “Ne mendojmë se faktori politikë në Shqipëri, gjitha institucionet duhet t’i japim mbështetje sa më të madhe shokëve tanë në gjykatë në Hagë. Jemi mirënjohës për qëndrimet që kanë mbajtur deri më tash. Por kërkojmë që edhe të ardhmen të këtë një konsistencë të tillë se as Kadri Veseli, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, e Rexhep Selimi nuk janë si individë në Gjykatë. Karakteri i luftës kauza jonë për liri, aspirata jonë për të qenë të lirë dhe sovranë qëndron pranë gjykatës dhe gjithë shqiptarët duhet të jenë unik në këtë temë. Pasi lufta e drejtë e UÇK-së është themel i lirisë dhe pavarësisë sonë”, u shpreh ai.

    E nikoqiri i takimit, kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha se Shqipëria do të kontribuojë për t’i qëndruar Kosovës në krah për sfidat që e presin.

    “Kontributi më i madh që Shqipëria duhet dhe do të jap është që të qëndrojë fuqimisht në krah të Kosovës, në krah të institucioneve të Kosovës për një qëndrim sa më unifikuar të të gjithë faktorëve politik, duke braktisur çdo agjendë apo keqpërdorim personal të sfidave që përballet Kosova dhe duke unifikuar vullnetet tona për të dalë triumfues mbi këto sfida. Duke avancuar procesin e njohjes ndërkombëtar të Kosovës, duke insistuar në procesin e njohjes së ndërsjellët të Kosovës dhe Serbisë si parakusht për proceset stabilizuese dhe integruese në Ballkan”, tha ai.

    Lideri opozitar foli edhe për procesin e arrestimit nga Gjykata Speciale të ish krerëve të UÇK-së, ku tha se i njëjti nuk duhet të kthehet në gjykim ndaj Kosovës dhe UÇK-së.

    “Një proces që assesi nuk duhet të lejohet të kthehet në një gjykim ndaj Kosovës dhe luftës çlirimtare dhe për këtë kërkohet një bashkërendim i gjithanshëm i forcave politike në Kosovë e Shqipëri”, tha ai.

    Hoxhaj pritet të qëndrojë tërë ditën në Tiranë, ku do të takojë edhe liderë të tjerë politikë e insitucional.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për qeverisjen e tij gjatë këtyre...
    Lajme23 Prill 2024
    Bashkimi Evropian tha se Këshilli i Ministrave do të diskutojë për masat ndaj Kosovës mbi bazën e një raporti të Përfaqësuesit të...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit e ka cilësuar ndryshe nga ai i viteve...
    Të tjera
    Lajme23 Prill 2024
    Në një rast të pashembullt në historinë e Shteteve të Bashkuara avokatët që përfaqësojnë ish Presidentin Donald Trump do të përpiqen të...
    Lajme23 Prill 2024
    Historiani dhe profesori universitar, Nuri Bexheti, ka folur për përfshirjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në fushatën parazgjedhore në Maqedoninë e...
    Lajme23 Prill 2024
    Dje Departamenti i Shtetit për të Drejtat e Njeriut ka publikuar raportin e fundit, për vitin 2023 nga ku u theksua edhe...
    Lajme23 Prill 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar, në lidhje me çështjen e të zhdukurve me dhunë...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Një gjykatë në Moskë e ka refuzuar më 23 prill ankesën e gazetarit amerikan, Evan Gershkovich kundër zgjatjes së periudhës së paraburgimit...
    Lajme23 Prill 2024
    Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore, njofton se ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.