×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj nga Prekazi: Askush s’mund ta zhbëjë sakrificën e popullit dhe askush s’mund ta rishkruajë historinë e lavdishme

    FrontOnline
    17 Shkurt 2025

    Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka nisur Ditën e Pavarësisë me një vizitë në Prekazin heroik, duke kujtuar sakrificën e familjes Jashari dhe të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

    Në një postim në rrjetet sociale, Hoxhaj shkruan: “Ditën e pavarësisë 🇽🇰 e nisëm në Prekazin heroik, simbolin e rezistencës e sakrificës për liri. Askush nuk mund ta zhbëjë sakrificën e popullit të Kosovës. Askush nuk mund ta rishkruajë historinë e lavdishme të popullit tonë. Lavdi përjetë!”

    Prekazi mbetet një nga simbolet më të forta të rezistencës së popullit shqiptar ndaj regjimit serb, ku sakrifica e familjes Jashari frymëzoi luftën për liri dhe pavarësi.

    Dita e Pavarësisë së Kosovës shënohet çdo vit më 17 shkurt, për të kujtuar shpalljen historike të pavarësisë në vitin 2008 dhe për të nderuar gjithë ata që sakrifikuan për një Kosovë të lirë e të pavarur.

    Nga Rubrika
    Lajme20 Mars 2025
    Të premten në Kosovë pritet të mbajë mot i vërtetë pranveror me rritje të ndjeshme të temperaturave dhe rreze të shumta diellore,...
    Lajme20 Mars 2025
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se Kosova do të ketë një rol edhe më të rëndësishëm në Defender Europe 2025, duke qenë...
    Lajme20 Mars 2025
    Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav,  ka ndarë mendimet e tij mbi vizitën e fundit të Përfaqësuesit të Posaçëm të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Kryetari i Komunës së Koçanit i cili dha dorëheqje dy ditë më parë, si dhe dy persona të tjerë që kanë qenë...
    Lajme20 Mars 2025
    Gjykata Themelore në Mitrovicë u ka caktuar masë paraburgimi prej një muaji tetë personave të arrestuar një ditë më parë, nën dyshimet...
    Lajme20 Mars 2025
    Ministrja e Jashtme e Austrisë, Beate Meinl-Reisinger, ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun Kosovë...
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka thënë të enjten se e njeh plotësisht rolin thelbësor të Radios Evropa e Lirë në...
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) po ndryshon politikën e azilit për burrat nga Afganistani. Burrat e pamartuar, të cilëve u është refuzuar...
    Sport20 Mars 2025
    Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Kosovës dhe Islandës, e vlefshme për play-offin e Ligës së Kombeve. Rezultati pas 45...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.