×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj në Kongresin e Vjenës, bën thirrje për njohje të plotë evropiane ndaj Kosovës dhe integrim

    FrontOnline
    31 Janar 2023

    Ish-kryediplomati kosovar Enver Hoxhaj, njëherësh deputet dhe nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, ka marrë pjesë në Kongresin e Vjenës, nga ku ka bërë thirrje për njohje të plotë evropiane ndaj Kosovës dhe integrimin e saj në bashkësinë euroatlantike.

    Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Hoxhaj, ka njoftuar se mori pjesë si panelist në Kongresin e Vjenës, në diskutim bashkë me Presidentin Václav Klaus – ish-president i Republikës Çeke, kryetarin e Bordit Këshillor të Kongresit të Vjenës Ron Prosor – Ambasador i shtetit të Izraelit në Gjermani dhe Tibor Szanyi – ish-deputet i Parlamentit Evropian, ku u diskutua mbi temën “E ardhmja përmes demokracisë më shumë”.

    “Në një kohë kur demokracia po kërcënohet çdokund në botë, njohja e plotë evropiane e Kosovës dhe integrimi i saj në bashkësinë euroatlantike është mbrojtje, edhe për konsolidimin e demokracisë por edhe për izolimin e autokracisë në Ballkan!”, ka thënë Hoxhaj në Kongres.

    Tutje, ai tha se Serbia është bastioni i autoritarizimit në Ballkan sikurse Rusia dhe Kina në botë. “Nëse Ukraina është modeli demokratik që po lufton kundër modelit autoritar të fashizmit rus, Kosova është demokracia më e mirëfilltë, një përballje idelogjike dhe gjeopolitike me Serbinë!”.

    Në këtë konferencë ndërkombëtare, ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, ka treguar se u trajtuan tensionet e reja globale, konflikti ruso-ukrainas, kriza energjetike dhe debati për klimën, të cilat tha se paraqesin sfida masive për biznesin, politikën dhe shoqërinë.

    “Meqë bota çdoherë e më shumë po bëhet e paqëdrueshme dhe e pasigurtë, është urgjente për Kosovën, duke e kuptuar drejt frymën e kësaj kohe dhe duke përfituar nga vendosmëria amerikane dhe evropiane për të arritur me Serbinë një marrëveshje për njohje të ndërsjellë, si një gurthemel i paqes në Ballkan!”, ka thënë tutje ai.

    Kurtishaj: Presim që Shqipëria do të jetë top destinacion turistik edhe për 2023, jo veç për patriotizëm
    Nga Rubrika
    Lajme20 Prill 2024
    Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, konsideron se vendet e rajonit duhet të përpiqen të arrijnë një marrëveshje, duke qenë se...
    Lajme20 Prill 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dje është shprehur i çuditur pse pati reagime për bllokimin e qytetarëve të Kosovës e ndalimin e...
    Lajme20 Prill 2024
    Nga Shoqata e Pensionistëve të Kosovës njoftojnë se secili pensionist në mënyrë individuale do të ngre padi ndaj Ministrisë së Financave. "Secili...
    Të tjera
    Sport20 Prill 2024
    Të premten, gazeta spanjolle ”Mundo Deportivo”, ka raportuar se Zinedine Zidane është afër të bashkohet me Bayern Munichun Trajneri francez i cili...
    Lajme20 Prill 2024
    Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka dalë me një reagim pas zotimit të Qeverisë se rruga Kijevë-Zahaq...
    Ekonomi20 Prill 2024
    Kryeminsitri, Albin Kurti ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit se pasuri të paluajtshme e ka vetëm një banesë me sipërfaqe...
    Ekonomi20 Prill 2024
    Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar regjistrat e deklarimit të pasurisë. Në mesin e personave zyrtarë që kanë deklaruar pasurinë janë...
    Lajme20 Prill 2024
    Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka folur me tone disfatiste para Ndihmëssekretarit amerikan të shtetit James O’Brien. Gjatë konferencës për media me...
    Lajme20 Prill 2024
    Kurti në Berlin më 25 prill – gazetari gjerman zbulon agjendën Gazetari gjerman, Michael Martens, ka thënë se kryeministri Albin Kurti do...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.