×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj: Kurti e sheh si të përkohshëm shtetin e Kosovës

    FrontOnline
    22 Prill 2021

    Ushtruesi i detyrës së të parit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se kryeministri i vendit, Albin Kurti, shtetin e Kosovës po e sheh si të përkohshëm.

    Në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, ai mes tjerash u shpreh se Qeveria Kurti nuk ka program dhe as plan veprimi, si dhe akuzoi që nuk po bën mjaftueshëm për vaksinimin e popullatës.

    “Kurti dhe VV përfaqëson projekt komplet tjetër prej saj që është bërë 20 vjetët e fundit. Ne i kemi besuar perëndimit dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë, kemi punuar që ta bëjmë një Kosovë qytetare multietnike sikurse kemi negociuar në Vjenë. Ndërkaq Kurti shtetin e Kosovës e sheh si të përkohshëm, ndërsa ne e shohim si të përhershëm”.

    “Kurti nuk do asnjë marrëveshje me Serbinë, nuk e sheh të rëndësishëm anëtarësimin në OKB, dhe ky vend mund të jetë me gjendje ekonomike pak më të mirë se tash më 2024-2025, por ndërkombëtarisht mund të jetë më pak shtet se sa është sot për shkak të mënyrës se si e shohin Kurti e Osmani këtë shtet e qeveri”.

    “Problemin qe e kemi më Vetëvendosjen është se kemi një qeveri qe s’ka program. Në ekspoze s’ka asnjë prioritet të qartë për çfarë qëndron Kurti. Nga bujqësia kalohet tek artisti e teatri e tek politika e jashtme që thuhet që do të reformohet. Në ekspoze nuk tha asgjë”.

    “Nuk ka plan veprimi dhe kjo shihet në disa fusha. Njëra shihet te mossigurimi i vaksinës – jemi vendi i vetëm në rajon i që ka shifrat më të ulëta të të vaksinuarve, ndërsa Serbia sot kishte një shifër rreth tre milionë të vaksinuar, Shqipëria 400 mijë, Mali i Zi 55 mijë, Kosova ka diku 19 mijë. Pra, Kurti s’ka as plan veprimi”, tha Hoxhaj.

    Petrol Company hap pikën më të re në Orllat me super çmime për Black Friday: Diesel 1.51€ dhe Benzinë 1.38€
    Nga Rubrika
    Lajme20 Prill 2024
    Gratë të cilat pranuan se ishin viktima të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, po bëjnë thirrje që edhe burrat...
    Lajme20 Prill 2024
    Me rastin e përpilimit të aktgjykimit në rastin e njohur si “53-milionëshi”, Gjykata Themelore në Prishtinë ka treguar edhe gjetjet e saj...
    Lajme20 Prill 2024
    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka paralajmëruar protestë më 1 Maj. Ata kanë paralajmëruar se nëse qeveria nuk...
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim ka drejtuar kritika në drejtim të kryeministrit Albin Kurti, lidhur me marrëveshjet e arritura me Serbinë....
    Lajme20 Prill 2024
    Përfaqësues së koalicionit VLEN që po garon në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, ku përfshihet edhe Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, kanë...
    Lajme20 Prill 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka folur për situatën e sigurisë në vend, për provokimet nga pala serbe kundrejt Kosovës, sidomos me...
    Lajme20 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Pejë, ka shqiptuar dënimin prej 15 vjet e gjashtë muaj burgim ndaj mësimdhënësit Valentin Selmanaj, për sulmin seksual ndaj...
    Lajme20 Prill 2024
    Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, do ta vizitojë Beogradin këtë të shtunë, për takime me liderët e...
    Lajme20 Prill 2024
    Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elashni ka treguar se si do të ecin procedurat e aktiviteteve të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.