×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj kopjon Vuçiqin

    FrontOnline
    17 Janar 2021

    Partia Demokratike e Kosovës, mbrëmjen e së dielës, prezantoi programin me të cilin ia mësyn garës për zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Në një sallë me ekran gjigant, ku shfaqeshin kandidatët për deputetët nga lista e kësaj partie, në mes të skenë u shfaq Enver Hoxhaj, politikani i cili i prinë listës si kandidati për kryeministër nga PDK, shkruan Gazeta Insajderi.

    E bukur për tu parë, por e kopjuar keq.

    Hoxhaj, me këtë paraqitje, kopjoi presidentin serb Aleksandar Vuçiq, i cili ngjashëm iu drejtua mbështetësve të tij përpara zgjedhjeve parlamentare të Serbisë.

    Në maj të vitit të kaluar, asokohe kur ende shtetet ishin të izoluara me masat antiCOVID, Vuçiq zgjodhi këtë formë të dalë para qytetarëve dhe bashkëpartiakëve.

    Edhe duartrokitjet e pjesëmarrësve, ndonëse përmes ekranit ishin të njëjta.

    Madje edhe gjestet ngjasonin.

    Por ndryshe nga Hoxhaj, Vuçiq kishte pranë një foltore dhe një gotë ujë, ndërsa përveç tij, askush tjetër nuk u shfaq në skenë.

    E tek PDK-ja, kjo ndryshonte paksa, Hoxhaj nuk kishte foltore e as ujë, ndërkaq skenën e ndau me Bedri Hamzën, për të cilin tha se do ta bëjë ministër të Financave, e kjo nëse do ta marr pushtetin.

    PDK, sonte prezantoni “Planin e rimëkëmbjes ekonomike”, një plan goxha joshës për qytetarët, pasi që, premtuan se pagën mesatare do ta bëjnë 300 euro, 1 miliard i premtuan buxhet ndërsa rritje të pensioneve nga 30-40%./ Insajderi.org

    Më mirë në Kosovë se në Gjermani
    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2024
    Opinionisti Ilir Deda, ka thënë se në 30 vitet e fundit, ndërhyrje në zgjedhje kishte në Shqipëri, gjatë kohës së shembjes së...
    Lajme18 Prill 2024
    Njohësja e zhvillimeve politike, Magbule Shkodra ka komentuar  veprimet e ditëve të fundit të Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës. Ajo ka thënë...
    Lajme18 Prill 2024
    Policia serbe ka arrestuar një mërgimtar që jeton në Angli me pretendimet se i njëjti ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe....
    Të tjera
    Vip18 Prill 2024
    Tashmë është e konfirmuar, Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmi është konfirmuar ekskluzivisht në emisionin e Bora...
    Lajme18 Prill 2024
    Sonte në Prishtinë ka pasur të shtëna armësh, raporton FrontOnline. Lajmin për të shtëna me armë në kryeqytet për FrontOnline e ka...
    Lajme18 Prill 2024
    Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, ka reaguar pas maltretimeve që Serbia i bëri shtetasve të Kosovës, të mërkurën, derisa ishin duke udhëtuar transit...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Lajme18 Prill 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ai në një moment, Kurtin e quajti argat të...
    Lajme18 Prill 2024
    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, ka takuar disa deputetë të Kuvendit të Austrisë, përfshirë edhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.