[wp-story]

Lajme

Hoxhaj – Konjufcës: A e njihni Kushtetutën e Kosovës?

Hoxhaj – Konjufcës: A e njihni Kushtetutën e Kosovës?
22:27 | 06 Shtator 2019

Gjatë debatit në Rubikon lidhur me politikën e jashtme të Kosovës dhe dialogun me Serbinë, zyrtari i lartë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se dialogu do të merrte kahje tjetër nëse opozita do të ishte racionale.

Në një diskutim me ish-kryetarin e GP të Vetëvendosjes, Glauk Konjfuca, Hoxhaj ka thënë se deklaratat e zyrtarëve të kësaj partie lidhur me dialogun asnjëherë nuk kanë dalë të sakta.

Ai tha se gjatë negociatave të Vjenës dhe pas tyre, Vetëvendosje ka thënë se Kosova nuk do të ketë as Ministri të Jashtme, as të Mbrojtjes, e as ushtri, por ajo sot i ka të gjitha.

Po ashtu Hoxhaj e ka pyetur Konjufcën nëse Vetëvendosje e njeh Republikën e Kosovës, Kushtetutën e saj dhe Pakon e Ahtisarit.  Hoxhaj tha se status quoja nuk është në interes të Kosovës.

“Neve na duhen një debat i shëndoshë dhe një konsesus i brendshëm për dialogun. Dialogu është në interes të Kosovës. Zbatimi i marrëveshjes do të varet më shumë nga Nju Jorku, përkatësisht Këshilli i Sigurimit të OKB-së, se sa nga Prishtina dhe Beogradit. Nëse tani 20 vite pas kjo temë mbetet e hapur, vullneti i partnerëve tanë për t’u marrë me të do të jetë zero”, theksoi zyrtari i lartë i PDK-së, Enver Hoxhaj.

“M Sillosi” S’ka nëvojë për panik, grurë ka me bollëk

Të tjera