[wp-story]

Ekonomi

Hoxha vazhdon të shpenzojë para për fushata që lidhen me integrimet

Hoxha vazhdon të shpenzojë para për fushata që lidhen me integrimet
17:20 | 05 Gusht 2019

Ministria e Integrimeve Evropiane nuk po ndalet duke shpenzuar paratë e qytetarëve të vendit. Këtë herë, Ministria në krye me Dhurata Hoxhën ka shpallur tender për organizimin e një eventi për fushatën e integrimit në Bashkimin Evropian.

Sipas njoftimit për nënshkrim të kontratës që ka publikuar MI’ja në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, për këtë punë do të shpenzohen hiç më pak se 1 mijë euro.

Për të organizuar këtë event, të interesuara kanë qenë tri kompani, por që në fund fituese është shpallur KultPlus. Sipas dosjes së tenderit, kohëzgjatja e kësaj kontrate është nga data 29 gusht deri më 2 gusht të këtij viti 2019.

Kontrata është nënshkruar më 29 gusht të këtij viti.

Super zbritje në “Petrol Company”

Të tjera