×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxha thumbon Kurtin: Sa më llugë që bëhet aq më mirë për të, ai nuk mbijeton në normalitet

    FrontOnline
    22 Shtator 2022

    Deputetja e PDK’së, Eliza Hoxha ka drejtuar disa kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se ai vazhdon të shkaktojë frikë tek qytetarët.

    Ajo tha se ‘sa më llugë që bëhet, aq më mirë për Kurtin’, pasi sipas saj, Kurti nuk mbijeton në normalitet.

    “Për kryeministrin mendoj që sa më llugë bëhet, ai vjen në formën e vet. Ashtu e ka krijuar personalitetin e tij. Që nga koha kur ka dalë nga burgu kështu ka qenë. Në normalitet siç duket humbet, nuk është personazh. Sa më llugë bëhet, ai vjen dhe na mban neve ligjërata në Kuvend. Nonstop mbjell frikë, nonstop përdor fjalor përcarës, në cfarëdo konteksti”, tha ajo.

    Tutje, Hoxha tha se Kurti është duke e zhbërë shtetin e Kosovës, në të gjitha instancat e mundshme.

    “Kur ka qenë opozitë e ka kontaminuar shumë diskursin në sferën publike dhe mediatike. Ai e përdor sot pozicionin e tij në qeveri për të atakuar dhe diferencuar njerëz, por në të njëjtën kohë instrumentalizon akterë përkrahës të tij nga shoqëria civile të cilët protestojnë dhe bëjnë agjenda paraleje, ashtu sic i konvenon z. Kurti. Ai është duke e zhbërë shtetin e Kosovës, në të gjitha instancat e mundshme”, tha Hoxha në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7.

    KEDS njofton për ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme20 Prill 2024
    Guvernatori i Bankës Qendrore (BQK), po qëndron në ShBA, ku ka zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësues nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN),...
    Lajme20 Prill 2024
    “Siç kemi bërë në të kaluarën në raste të ngjashme, Greqia do të abstenojë nga ky votim. Me fjalë të tjera, nuk...
    Lajme20 Prill 2024
    Përderisa përfaqësuesit e Listës Serbe gëzojnë mbështetjen e Beogradit për të marrë pjesë në institucionet e Kosovës, madje edhe kur betohen në...
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    Gratë të cilat pranuan se ishin viktima të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, po bëjnë thirrje që edhe burrat...
    Lajme20 Prill 2024
    Me rastin e përpilimit të aktgjykimit në rastin e njohur si “53-milionëshi”, Gjykata Themelore në Prishtinë ka treguar edhe gjetjet e saj...
    Lajme20 Prill 2024
    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka paralajmëruar protestë më 1 Maj. Ata kanë paralajmëruar se nëse qeveria nuk...
    Lajme20 Prill 2024
    Visar Ymeri, ish-bashkpartiaku i kryeministrit aktual, Albin Kurti e ka akuzuar që ky i fundit po e dëshmon që e sheh interesin...
    Lajme20 Prill 2024
    Kritika partia në pushtet për prezencën në fushatën elektorale të partisë VLAN në Maqedoninë Veriore ka marr edhe nga opozita. Deputeti i...
    Lajme20 Prill 2024
    Analisti politik, Visar Ymeri ka kritikuar Albin Kurtin pasi ky i fundit nuk takoi kryeministrin aktual të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.