×
  • Lajme
  • Lajme

    Hovenier flet për zgjedhjet e 9 shkurtit, si i sheh ai rezultatet e VV’së, PDK’së e LDK’së dhe koalicionet e mundshme

    FrontOnline
    15 Shkurt 2025

    Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka folur për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe rezultatet që dolën nga to, shkruan Gazeta Express.

    I pyetur se a ishin marrëdhëniet e Kurtit me SHBA-të, arsyeja e rënies së Vetëvendosjes në votë, ish ambasadori tha se votuesit kanë qenë më shumë të interesuar për çështje si ekonomia, arsimi e shëndetësia.

    ‘‘Është e vështirë për mua të them. Një sondazh sugjeroi se çështjet për të cilat votuesit u interesuan më shumë nuk ishin marrëdhënia me SHBA-në ose me Evropën, apo dialogu. Ishin puna, ishte ekonomia, ishte shëndetësia, ishte arsimi, ishte çështja se a krijohet një e ardhme ku brezi i ri në Kosovë e ka mundësinë të qëndrojë, të jetojë dhe të punojë dhe të jetë aq i suksesshëm dhe të prosperojë në vend. Kjo duket se ajo që shumica e votuesve të paktën kanë thanë në sondazhe, do të ishte ajo që ishte përcaktuese për ta kur ata zgjidhnin partinë që do të votonin’’, ka thënë ai.

    Hovenier ka folur edhe për partitë e tjera, duke theksuar se edhe Partia Demokratike e Kosovës, dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë një mbështetje ende të madhe të qytetarët e vendit.

    Ai ka thënë se rezultati që këto dy parti kanë marrë, tregon se shumë njerëz i shohin këto parti si mënyrë më të mirë përpara.

    ‘’Po, shumë njerëz po pyesin veten se si të kuptojnë më mirë këto rezultate dhe mendoj se disa gjëra  janë evidentuar: E para, Kosova mbetet një vend me një spektër të gjerë mendimesh për mënyrën më të mirë përpara në një gamë të gjerë çështjesh politike. Disa gjëra që dimë, është që Vetëvendosje, nën kryeministrin Albin Kurti, ka marrë shumë më shumë vota se partitë e tjera, por nuk ka marrë mjaftueshëm vota për të formuar qeverinë vetë. Një pikë tjetër që dua të theksoj është se partitë që kanë qeverisur para Vetëvendosjes, ende kanë një mbështetje të vërtetë nga populli i Kosovës, dua të them, si PDK ashtu edhe LDK, PDK ka dalë pak më mirë, por të dyja janë diku te 20 për qind. Kjo gjithashtu tregon se ka shumë njerëz në Kosovë që po i konsiderojnë këto parti për udhëheqje’’, ka thënë ai.

    Tutje, ai ka komentuar edhe çështjen e krijimit të Qeverisë së re.

    ‘‘Në çdo demokraci parlamentare, ndërtimi i koalicionit është një kombinim i artit politik dhe thjesht matematikës. Ju duhet të shikoni ulëset që keni, ulëset që kanë partnerët e mundshëm dhe numrin e vendeve që ju nevojiten për të formuar një shumicë. Është e mundur që PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja me disa nga përfaqësuesit joshumicë ndoshta të kenë 61 vende, ky do të ishte një koalicion shumë i brishtë dhe tani sinjalet janë të përziera’’, ka thënë ai në ‘’Atlantic Council”,.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Mars 2025
    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, është deklaruar në lidhje me procesin zgjedhor duke thënë se ky proces tani është në fazën e...
    Lajme21 Mars 2025
    Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Ismail Syla, ka folur për ceremoninë e varrimit të babait të Hashim Thaçit. Ai ka thënë se është...
    Lajme21 Mars 2025
    Ish-këshilltari i Hashim Thaçi, Ismail Syla, në një intervistë  për FRONTAL të T7 ka folur për vizitën e sotme të ish-shefit të...
    Të tjera
    Lajme21 Mars 2025
    Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, i cili kishte humbur babain e tij gjatë kohës sa kishte qenë duke u mbajtur në qendrën...
    Lajme21 Mars 2025
    Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, në FRONTAL të T7 ka folur për vizitën që sot ka realizuar në Kosovë ish-presidenti Hashim Thaçi,...
    Vip21 Mars 2025
    Gjesti këto ditë ka qenë i ngarkuar emocionalisht. Komentuesi i Big Brother, i njohur në rrjete sociale Andrea, tha se Gjesti ka...
    Lajme21 Mars 2025
    11 trupa të personave të zhdukur janë gjetur në varrezën masive në Bishtazhin më 19 mars të këtij viti, viktima këto që...
    Sport21 Mars 2025
    Shqipëria nis mbrëmjen e sotme rrugëtimin e saj për në Botërorin 2026, ku në ndeshjen e parë të Kualifikueseve do të ketë...
    Bota/Rajoni21 Mars 2025
    Nëse vizitat mbretërore kanë të bëjnë me dërgimin e një mesazhi, atëherë fotografia e Princit të Uellsit në një tank pranë kufirit...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.