Lajme

Hoti viziton nesër Tiranën, Rama e pret në Pallatin e Brigadave

Hoti viziton nesër Tiranën, Rama e pret në Pallatin e Brigadave
22:40 | 01 Korrik 2020

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti do të kryejë nesër një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Hoti do të pritet nga kryeministri Edi Rama në orën 09:30, te Pallati i Brigadave.

Kreu i qeverisë së Kosovës, ka në axhendë takime me zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit shqiptar.

Vizita e Hotit në Tiranë, pason atë të kryeministrit Edi Rama në Prishtinë, vetëm një ditë më parë.

Rama shkoi në Prishtinë, në lidhje me aktakuzat e ngritura nga Prokuroria Special ndaj Hashin Thaçit dhe Kadri Veselit, për krime lufte, për të biseduar nga afër me krerët e politikës së Kosovës.

Comodita nis 35 kontejnerë me dyshekë për në SHBA

Të tjera