[wp-story]

Lajme

Hoti uron Vitin e Ri, thotë se Kosova është ndër vendet që ka menaxhuar më së miri pandeminë

Hoti uron Vitin e Ri, thotë se Kosova është ndër vendet që ka menaxhuar më së miri pandeminë
15:07 | 31 Dhjetor 2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ua ka uruar festën e Vitit të Ri qytetarëve të Kosovës, teksa ka përmendur edhe arritjet e qeverisë së tij përgjatë kohës së qeverisjes së legjislaturës së shtatë.

Hoti, përmes një videoje në ‘Facebook’, ka thënë se pakoja ekonomike ka qenë një ndër më të mëdhatë në vend, gjersa ka vlerësuar se Kosova ka qenë një ndër vendet që ka menaxhuar më së miri pandeminë.

“Qeveria ka bërë të pamundurën për t’iu dalë në ndihmë të gjithëve. Mbase kjo mbështetje nuk ka qenë në shkallën që qytetarët tonë e meritojnë. Pakoja jonë ekonomike ka qenë ndër më të mëdhatë në rajon”, ka deklaruar ai.

Tutje, ai ka falënderuar edhe punonjësit shëndetësor, policët, inspektorët e qytetarët për, siç thotë ai, profesionalizmin e treguar përgjatë pandemisë.

“Lutjet e mia janë për familjet që kanë humbur të dashurit e tyre. Angazhimi i jashtëzakonshëm i mjekëve, infermierëve, policëve, inspektorëve dhe vetë qytetarët e kanë renditur Kosovën ndër vendet me sukses që e kanë menaxhuar këtë pandemi. Andaj dua t’i falënderoj të gjithë nga zemra për profesionalizmin dhe vullnetin për të dalë në ndihmë, anekënd Kosovës”, ka shtuar i pari i ekzekutivit.

Viti i Ri 2021

Me fat dhe gëzuar Viti i Ri 2021!

Posted by Avdullah Hoti on Thursday, December 31, 2020

Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…

Të tjera