[wp-story]

Lajme

Hoti uron të gjithë besimtarët ortodoks me rastin e festës së Krishlindjes

Hoti uron të gjithë besimtarët ortodoks me rastin e festës së Krishlindjes
17:24 | 06 Janar 2021

Kryeministri,Avdullah Hoti, përmes një shkrimi në Facebook ka uruar të gjithë besimtratët ortodoks me rastin e festës së Krishlindjeve.

“Festa e Krishtlindjes kthen ndjenjën e bashkimit, solidarizimit, mirëkuptimit dhe tolerancës ndër njerëzore. Prandaj në këtë ditë të mendojmë më shumë për ata që janë në vështirësi, t’iu shtrijmë dorën për t’iu dhënë shpresë e besim”

Urimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës të besimit ortodoks, i nderuar Peshkop Teodosije, të gjithë ju besimtarë që sonte kremtoni Krishtlindjen, ushtarë të KFOR-it, përfaqësues të misioneve diplomatike dhe organizatave ndërkombëtare që veproni dhe jetoni në Kosovë, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, dua t’ju shpreh urimet më të ngrohta dhe të përzemërta me rastin e kësaj feste.
Festa e Krishtlindjes kthen ndjenjën e bashkimit, solidarizimit, mirëkuptimit dhe tolerancës ndër njerëzore. Prandaj në këtë ditë të mendojmë më shumë për ata që janë në vështirësi, t’iu shtrijmë dorën për t’iu dhënë shpresë e besim.
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, dua t’ju shpreh urimet më të përzemërta me dëshirën që në secilën familje dhe shtëpi të mbretëroj dashuria, harmonia dhe begatia.
Urojë që këtë festë ta kalojmë në paqe, shëndet, lumturi dhe respekt për njëri tjetrin!
Gëzuar dhe bekime!

“M Sillosi” S’ka nëvojë për panik, grurë ka me bollëk

Të tjera