[wp-story]

Lajme

Hoti uron Mustafën: Të gjithë brezat e strukturat drejt fitores

Hoti uron Mustafën: Të gjithë brezat e strukturat drejt fitores
18:01 | 03 Gusht 2019

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti është munduar të neutralizojë situatën pas zgjedhjes së Isa Mustafës edhe për një mandat në krye të partisë.

Konventa  e sotme zgjedhore e LDK-së u vlerësua si jodemokratike pasi nuk kishte kandidatë, përveç Fatmir Sejdiut. Isa Mustafa u zgjodh me aklamacion.

Hoti ka shkruar  se e gjithë LDK është drejt fitores, pa përjashtim.

‘’Bashke drejt fitores, te gjithe pa perjashtim, te gjithe brezat, te gjitha strukturat, te gjitha deget nga Dragashi deri ne Podujeve e nga Peja deri ne Kamenice. Do t’i japim Kosoves nje qeverisje qe i duhet ne tete vitet e ardhshme’’, ka shkruar Hoti në Facebook.

Hoti është munduar të shfaqë fotografi me të gjithë njerëzit e rëndësishëm të LDK’së, përfshirë edhe Vjosa Osmanin e cila shihej si kandidate potenciale për postin e kryetarit. Pas rizgjedhjes së Mustafës, vetë Osmani tha se u zhvilluan zgjedhje jodemokratike.

Kujtojmë që LDK po kritikohet me të madhe pasi nuk po i lë vend njerëzve të rinj të marrin udhëheqjen e saj.

“Graniti” hap showroom-in e dytë në Prishtinë (VIDEO)

Të tjera