×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti u takua me presidentin e Këshillit Evropian, diskutuan për vizat

    FrontOnline
    25 Qershor 2020

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë vizitës zyrtare në Bruksel, sot është takuar edhe me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

    Gjatë takimit, Hoti e ka njoftuar për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, siç është procesi i liberalizimit të vizave, menaxhimi i pandemisë të shkaktuar nga COVID 19, pakoja e rimëkëmbjes ekonomike, si dhe për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit.

    “Sot takova presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, të cilin e njoftova për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, siç është procesi i liberalizimit të vizave, menaxhimi i pandemisë të shkaktuar nga COVID 19, pakoja e rimëkëmbjes ekonomike, si dhe për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit”.

    “Kam theksuar se liberalizimi i vizave mbetet ndër çështjet më urgjente në raport me Bashkimin Evropian, dhe rëndësinë që ka përmbyllja e këtij kapitulli, në mënyrë që qytetarët e Kosovës sikurse edhe fqinjët e tyre të mund të udhëtojnë lirshëm në vendet e BE”, ka shkruar Hoti në rrjetin social Facebook.

    Nga Rubrika
    Kronika14 Korrik 2025
    Policia rajonale e Ferizajt ka njoftuar se javën e kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 681 gjoba dhe ka pezulluar 20 patentë...
    Lajme14 Korrik 2025
    Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është shprehur thellësisht e pakënaqur me vendimin e Gjykatës së Apelit të...
    Lajme14 Korrik 2025
    Paneli i Gjykatës së Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vendosi t’i ulë dënimin në 13 vjet burg Pjetër...
    Të tjera
    Lajme14 Korrik 2025
    Organi Shqyrtues i Prokurimit e ka hedhur si të palejuar ankesën e një operatori ekonomik sa i përket projektit A3. OSHP ia...
    Lajme14 Korrik 2025
    Sot është mbajtur seanca e radhës për rastin e Liridona Ademajt, ku vëllai i saj, Leonardi rrëfeu dëshminë e tij. Në këtë...
    Lajme14 Korrik 2025
    Aktgjykimi i Gjykatës së Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës i ka rrëzuar shumicën e argumenteve të ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare...
    Lajme14 Korrik 2025
    Për shkak të mungesës së të akuzuarit Burim Mazreku, ka dështuar të mbahet seanca e së hënës në Gjykatën Themelore në Prishtinë...
    Sport14 Korrik 2025
    Granit Xhaka duket se po bëhet me klub të ri. Gazetari sportiv gjerman Florian Plettenberg e ka hedhur bombën. Sipas tij, futbollisti...
    Lifestyle14 Korrik 2025
    Kosi është një opsion i preferuar dhe i shëndetshëm për mëngjes ose meze të lehtë, është i pasur me probiotikë, kalcium, zink...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.