Front TV

Hoti u përgjigjet thumbimeve të Vjosa Osmanit: Është për herë të parë kryetare, s’ka përvojë

Hoti u përgjigjet thumbimeve të Vjosa Osmanit: Është për herë të parë kryetare, s’ka përvojë
12:32 | 22 Korrik 2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë iu është kundërpërgjigjur dy bashkëpartiakëve të tij, Vjosa Osmanit, dhe Lutfi Hazirit, të cilët në vazhdimësi e kanë kritikuar për mënyrën e menaxhimit të pandemisë dhe për punën e udhëheqjes së dialogut me Serbinë.

Për kritikën rreth mungesës së përvojës në dialog, Hoti ka thënë se kjo është hera e parë që është në krye të Qeverisë derisa ka thënë se edhe Vjosa Osmani është e papërvojë në drejtimin e Kuvendit të Kosovës, meqenëse është hera e parë që ajo është në një pozitë të tillë udhëheqëse.

Ai tutje ka thënë se secili duhet të koncentrohet në kryerjen e detyrës dhe punëve për të cilat është i thirrur.

“Kryetarja e Kuvendit nuk ka përvojë në udhëheqjen e Kuvendit. Është detyra e saj e parë në udhëheqje. Dhe është mandati im i parë në drejtimin e Qeverisë. Të koncentrohemi secili në kryerjen e detyrave tona”, ka thënë Hoti.

Kreu i Qeverisë iu është përgjigjur edhe kritikave të Lufti Hazirit për menaxhimin e pandemisë.

Hoti ka thënë se është e drejtë e secilit që të shfaq kritikat e veta dhe se nuk mund të merret një nga një me secilin që shfaq pakënaqësi me situatën.

Ai ka thënë se pandemia është duke u menaxhuar si duhet dhe se situata po futet nën kontroll.

“Kritikat nuk mund të iu përgjigjem. Është e drejtë e secilit që të shfaq kritikat e veta. Por situata është duke u menaxhuar mirë dhe situata po futet në kontroll. Kjo është përgjigja ime, për çdo kritikë e cila mund të jetë legjitime”, ka thënë Hoti.

Haziri mw herwt e ka komentuar edhe paraqitjen e Hotit nw takimin me Vuçiqin, duke e quajtur si “katastrofal”.

 

https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/1718070701675175/

Blini derivate me çmim të lirë dhe hyni në garë për të fituar banesë, iphone 13 e 19 shpërblime tjera

Të tjera