×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti thotë se pika 10 për njohje reciproke nuk qëndron

    FrontOnline
    09 Shtator 2020

    Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti marrëveshjen për normalizim ekonomik me Serbinë po e konsideron si hap të madh drejt marrëveshjes finale, e cila thotë do të përfundojë me njohje reciproke.

    Për këtë të fundit, shefi i ekzekutivit tha se nuk ka qenë në draft-marrëveshjen në Uashington dhe se e kanë ditur se po shkojnë vetëm për shtytje përpara të agjendës ekonomike.Hoti theksoi se kushdo që thotë se kjo e ka cenuar sovranitetin e Kosovës e ka gabim, pasi siç u shpreh normalizimi ekonomik e ka fuqizuar vendin në arenën ndërkombëtare.

    Hoti: Pika 10 për njohje reciproke nuk qëndron “Ne e kemi ditur kur jemi dakorduar të shkojmë në takim, se po shkojmë në takim që është pjesë e përgjithshme të dialogut, por me agjendë ekonomike. Kemi përfunduar me një marrëveshje për normalizim ekonomik mes dy vendeve me disa elemente politike. Pika 10 që referohet në media, nuk qëndron. Kjo është marrëveshje për normalizim ekonomik.

    Nuk qëndron ajo pikë. Nuk mund të hyjë në detaje të dialogut që kemi pasur në Shtëpinë e Bardhë gjatë ditës së enjte, një ditë para nënshkrimit, por ato nuk qëndrojnë. Nuk besoj që dikush që ka qëndruar në Prishtinë ka pasur më shumë informata se delegacioni që ka qëndruar në Shtëpinë e Bardhë. Për më tepër, zotëri Haradinaj mund të pyesë anëtarin e vet të delegacionit që ka pasur brenda aty dhe mund t’ia sqarojë më tepër”, tha ai.

    Shefi i ekzekutivit foli edhe për ndryshimin e qëndrimet për mini-Shengenin, moratoriumin njëvjeçar për mos aplikim në organizata ndërkombëtare, liqenin e Ujmanit, kritikat e opozitës dhe kryeparlamentares Vjosa Osmani.Hoti tha se kërkesa për bashkëngjitje në nismën rajonale ka qenë kërkesë ekskluzive e SHBA-së.

    Hoti: Mini-Shengenin e pranuam me kërkesë të SHBA-së “Edhe kur na është shtruar në Uashington, unë kam qenë kundër, por më është kërkuar nga Shtëpia e Bardhë që të pranojë dhe që Kosova të bëhet pjesë e kësaj iniciative. Tash do të punojmë me ministrat përkatës ndërkohë i bashkohemi kësaj iniciative rajonale, të kujdesemi që në asnjë moment mos të cenohen interesat shtetërore të Kosovës ”, u shpreh Hoti.

    Për moratoriumin njëvjeçar për mos anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, kryeministri Hoti tha se vendi nuk mund të anëtarësohet në asnjë organizatë ndërkombëtare pa mbështetjen e SHBA-së dhe se bazën e kësaj marrëveshje ka ardhur njohja e Izraelit.Hoti: Në organizata ndërkombëtare nuk mund të sigurohet nëse nuk e kemi mbështetjen e ShBA-ve “Duhet të keni parasysh se asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare s’mund të sigurohet nëse s’e kemi mbështetjen e SHBA-së dhe vendeve kyçe të BE-së. Ajo që na është kërkuar hajde të ulemi gjatë kësaj periudhe që kemi përpara të mundohemi të punojmë drejtë marrëveshjes finale.

    Nëse e lexoni me kujdes pikën që lidhet me këtë moratorium është sa i përket aplikimi në organizata ndërkombëtare. Ndërsa është moratorium për Serbinë për të ndaluar fushatën për çnjohje… Për Ujmanin e keni pa pikën e marrëveshjes është e pandryshueshme, çdo deklarim tjetër nuk qëndron. Pika thotë se do të bëhet një studim i fizibilitetit nga Departamenti për energji i SHBA-së në bazë të cilit do të dihet si do të përdoret ky ujë. Uji i këtij liqeni si burim energjie dhe ujitje. Kaq, a mendoni që ky tekst, studimi i fizibilitetit që bëhet nga Amerika e cenon sovranitetin e Kosovës? Veç argumente kështu të paqëndrueshme për politikën vendore”, tha ai.

    Ndërsa, kritikat e Lëvizjes Vetëvendosje po i konsideron si vazhdimësi e gabimeve, që siç tha historikisht e kanë pasur gabim. Ndërsa për kryeparlamentaren Vjosa Osmani tha se ajo do ta kuptojë se ka qenë gabim në procese politike.Hoti: Kjo pjesë e opozitës historikisht ka qenë gabim “Kjo pjesë e opozitës që deklarohet kështu ka qenë historikisht gabim në të gjitha proceset edhe gjatë viteve 90-ta, në Rambuje edhe gjatë dizajnimit të protektoratit, bisedat e Vjenës, të gjitha ka qenë gabim. Kurrë nuk e ka pranuar dhe kuptuar se është gabim, kjo është e vërteta për deklarimet e opozitës që Shtëpinë e Bardhë e quajnë shtëpi të verdhë dhe me ngjyra të ndryshme… Unë jam personi i fundit që dikush mund të më quajnë arrogant, mund të kem të meta të tjera sikur të gjithë njerëzit, por këtë nuk e kam. Tash mund të numëroj 119 deputetë të Kuvendit të Kosovës që le të themi mund të bëjë punën më mirë se kryetarja e Kuvendit, por kjo është krejt relative”, u shpreh Hoti.Sa i përket kritikave të AAK-së për mos përfaqësim në delegacionin shtetëror në takimet e Brukselit, Hoti tha se ai aty e përfaqëson edhe partinë e Ramush Haradinajt.Këto komente, Hoti i dha në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, në të cilën u miratuan tri projektligje dhe pesë vendime për shpronësimin e pronave të paluajtshme.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Mars 2025
    Lista prej qindra dëshmitarëve, në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Dhomat e Specializuara për Kosovën, po shkon drejt përmbylljes. Deri...
    Lajme14 Mars 2025
    Kryetari i PSD’së, Dardan Molliqaj ka theksuar se opozita nuk ka mundësi për të formuar një qeveri, pasi partitë opozitare, përveç Nismës,...
    Lajme14 Mars 2025
    Ish-nënkryetari i OVL-UÇK’së, Nasim Haradinaj me anë të disa vargjeve ka kujtuar vizitën e djeshme të ish-presidentit Hashim Thaçi, ku vizitoi babanë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Gjykata e Bosnje e Hercegovinës ka urdhëruar vendosjen e liderëve të entitetit serb Republika Sërpska në paraburgim 30-ditor, menjëherë pasi ata të...
    Lajme14 Mars 2025
    Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas propozimit të Zyrrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrentimin e rrymës për...
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Radio Evropa e Lirë Mijëra qytetarë dolën në rrugët e Beogradit mbrëmjen e së premtes për t’i mirëpritur studentët që po mbërrijnë në...
    Lajme14 Mars 2025
    Pesë persona janë lënduar si pasojë e një përleshjeje që ka ndodhur sonte në Prishtinë, më saktë në rrugën “Lidhja e Prizrenit”....
    Lajme14 Mars 2025
    Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se sipas Nenit 26 të Ligjit për Qeverinë, i cili...
    Lajme14 Mars 2025
    Ish-presidenti Hashim Thaçi dje ka vizituar babain i tij në QKUK. Me të dalë nga aty, Thaçi përshëndeti me dorë nga larg...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.