×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti tha se mund të kthehet reciprociteti, reagojnë nga Qeveria e Serbisë

    FrontOnline
    21 Tetor 2020

    Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka reaguar ashpër pas deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti në Kuvend se nëse nuk arrihet marrëveshja finale që përfshin njohjen reciproke, “ju garantoj se kthehemi te vendosja e reciprociteti të plotë në çdo aspekt me Serbinë”.

    Petkoviq ka thënë se Hoti “nuk duhet të mendojë se do ta detyrojë Beogradin të bëjë lëshime dhe se nuk duhet të jetojë në iluzionin se dikush ka frikë nga kërcënimet e tij”. Ai tha se pret që bashkësia ndërkombëtare ta qortojë Hotin.

    “Me pikëpamjet e tij ekstremiste, Hoti mund ta dëmtojë vetëm veten e tij, por edhe bashkëqytetarët e tij dhe stabilitetin e rajonit, gjë që ne më së paku duam. Unë pres që bashkësia ndërkombëtare ta qortojë ashpër Prishtinën për serinë e fundit të provokimeve dhe gjuhës kërcënuese dhe urrejtjes që minojnë dialogun”, tha Petkoviq

    Kryeministri Avdullah Hoti është shprehur i bindur se brenda pak muajsh do të përmbyllet dialogu me Serbinë. Ai në interpelancën e sotme në Kuvend tha se nuk ka asnjë iluzion për këtë çështje. Sipas Hotit, dialogu do të përmbyllet me njohje reciproke ose do të konstatohet së bashku me partnerët ndërkombëtarë se nuk do të ketë marrëveshje. E atëherë, siç tha Hoti do të ketë reciprocitet të plotë ndaj Serbisë.

    “Ky dialog është vetëm për marrëveshjen finale me njohje reciproke. Ky dialog është çështje muajsh, nuk kam iluzione për këtë. Nuk e di a do të përmbyllet me njohje reciproke, nuk e di a do të përfundojë me njohje, do të doja të përmbyllet me njohje, por e di që do t’i vijë fundi për disa muaj dhe do të sjellim një marrëveshje për njohje reciproke në këtë kuvend, ose do të konstatojmë së bashku me partnerët se nuk mund të arrihet kjo marrëveshje. Ju garantoj se kthehemi te vendosja e reciprocitetit të plotë në çdo aspekt me Serbinë”, është shprehur Hoti. /GazetaExpress/

    Share Now

    Përfito FALAS një pushim për çift në Budva
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Lidhur me çështjen e rrymës në veri për Front Online ka folur edhe kryesuesi i Asamblesë Komunale të Mitrovicës Veriore, Nexhat Ugljani....
    Lajme29 Mars 2024
    Sot do të mbahet mbledhja e radhës e Kryesisë së Kuvendit. Në rend dite votimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare e themelimi i...
    Lajme29 Mars 2024
    Edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka sfiduar opozitën, duke thënë se janë të gatshme për zgjedhje të reja, madje qysh javën...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër Bedri Hamza, ka thënë se qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, është pa rezultate....
    Lajme28 Mars 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se këtë vit e kemi filluar pa viza e me pasaportë shumëfish më të fuqishme,...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Kosova duhet të shkojë në zgjedhje të rregullta dhe jo atëherë kur dëshiron...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Një aksident trafiku ka lënë të vdekur 45 persona në Afrikën e Jugut, pasi një autobus humbi kontrollin dhe ra nga një...
    Lajme28 Mars 2024
    Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka qenë në Mitrovicë ku është takuar me kreun e kësaj komune Bedri...
    Lajme28 Mars 2024
    Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë të enjten se imazhi i krijuar për Kosovën që “mund të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.