[wp-story]

Lajme

Hoti: Taksa 100% ndaj produkteve serbe dha efekte, hodhi në dritë reciprocitetin

Hoti: Taksa 100% ndaj produkteve serbe dha efekte, hodhi në dritë reciprocitetin
21:30 | 05 Shtator 2019

Rexhep Hoti nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se vendimi për vendosjen e taksës 100% ndaj produkteve serbe, ka shfaqur në pah një element të rëndësishëm.

Hoti në Zonën Zgjedhore tha se taksa 100% me apo pa dashje hodhi në dritë reciprocitetin, njofton Klan Kosova.

”Taksa 20 vjet pas luftës ka dhënë efekte të mëdha. Ka rritur deri në skaj fuqinë e populizmit politik. Taksa ka hedh në dritë me apo pa dashje edhe një element tjetër që është i rëndësishëm, reciprocitetin”.

”Duke marrë në konsideratë që politika kërkon edhe kompromise të nevojshme, por edhe efektet, taksa ishte edhe një ekskluziv politik dhe strategjik”.

”Taksa është në të vërtetë edhe një interes i pastër. Pa hyr në këto shifra, Kosova për herë të parë i tregoi Serbisë se Kosova nuk do të jetë koloni apo nënkoloni e juaja”.

”Në këtë drejtim 20 vjet pas luftës, Serbia e mori përgjigjen e fuqishme se si është kur s’lejohet të bësh tregje”.

”Taksa pati dy gjëra të rëndësishme, idenë, por edhe një njeri për ta zbatuar atë ide dhe ai ishte kryeministri Ramush Haradinaj”.

Petrol Company në muajin e shenjtë të Ramazanit, dhuron pako ushqimore per familjet nevojtare në qytetin e Vitisë

Të tjera