Kryeministri Avdullah Hoti është takuar sot me Ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, raporton Gazeta Express.
Në takim, sipas njoftimit për media, është diskutuar për gjendjen aktuale në menaxhimin dhe parandalimin e pandemisë.
“Gjatë takimit u diskutua mbi gjendjen aktuale në menaxhimin dhe parandalimin e pandemisë me COVID-19 si dhe masat që po i ndërmerr Qeveria me qëllim rimëkëmbjen e ekonomisë në vend, dialogun Kosovë-Serbi, që nënkupton njohjen reciproke mes dy vendeve, forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit dhe procese të tjera të rëndësishme për shtetin e Kosovës”, shkruhet në komunikatë.
Hoti, sipas njoftimit, ka theksuar se Finlanda në vazhdimësi e ka ndihmuar Kosovën në programe të caktuara që kanë pasur rëndësi të veçantë për jetën e qytetarëve dhe për këtë u jemi shumë mirënjohës, duke shtuar se marrëdhëniet e Kosovës me Finlandën kanë qenë gjithmonë miqësore.
“Ambasadorja Stjernvall shprehu gatishmërinë e Finlandës për t’i ofruar ndihmë shtetit të Kosovës në ngritjen dhe përgatitjen e kapaciteteve për arritjen e objektivave të saj”, bëhet e ditur.

Të tjera
-
20:30 | 19 Maj 2022
-
20:29 | 19 Maj 2022
-
Bota/RajoniCovid-19 në Shqipëri, 42 raste të reja20:28 | 19 Maj 2022
-
20:25 | 19 Maj 2022
-
20:17 | 19 Maj 2022
-
20:09 | 19 Maj 2022
-
19:57 | 19 Maj 2022
-
19:50 | 19 Maj 2022
-
19:50 | 19 Maj 2022
-
19:44 | 19 Maj 2022
-
19:40 | 19 Maj 2022
-
19:36 | 19 Maj 2022