×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: S’ka më vazhdim automatik të mandatit për asnjë zyrtar të lartë

    FrontOnline
    07 Gusht 2020

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se pasi ka hyrë në fuqi ligji i ri për zyrtarët publikë, ka vendosur që të mos ketë më vazhdime automatike të mandatit për asnjë zyrtar të lartë në asnjë institucion të Kosovës.

    Në një njoftim në Facebook, Hoti ka thënë se me mbarimin e mandatit të zyrtarëve në pozita të larta publike, do të hapet konkursi për të siguruar mundësi për të gjithë.

    Sipas tij, kjo do të bëhet vetëm me “garë të hapur dhe transparente”.

    “Vetëm kjo qasje na siguron se përzgjidhen më të mirët. Ky proces do të mbikëqyret edhe nga ekspertët e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, bazuar në Memorandumin e Bashkëpunimit të nënshkruar para një muaji në mes të Ambasadës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

    Tutje Hoti ka thënë se konkursi për bordet e ndërmarrjeve publike është i hapur deri më 14 gusht.

    Shumë sport në platformën Artmotion, sezoni i ri në ligat më të forta të botës sjellë shumë ekskluzivitete
    Nga Rubrika
    Lajme04 Dhjetor 2023
    Çmimi i derivateve në bursën ndërkombëtare ka shënuar të hënën ulje. I njëjti ritëm po vazhdon edhe në Kosovë. Gjatë kësaj periudhe,...
    Lajme04 Dhjetor 2023
    Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) po vlerëson se dënimet minimale për vrasësit e grave, po u lënë hapësirë abuzuesve që të...
    Lajme04 Dhjetor 2023
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Forcat e Armatosura Shqiptare po shkëlqejnë në misione ndërkombëtare...
    Të tjera
    Lajme04 Dhjetor 2023
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla po merr pjesë në rivarrimin e Liridona Ademajt, 30-vjeçares e cila u vra mizorisht të...
    Lajme04 Dhjetor 2023
    Sot, nga fshati Cermjan është zhvarrosur trupi i Liridona Ademajt. Me kërkesë të familjarëve, rivarrimi është duke u bërë në Rracaj të...
    Lajme04 Dhjetor 2023
    Vëllai i i Liridona Ademaj ka folur për detajet e vrasjes së motrës së tij nga bashkëshorti Naim Murseli. Fillimisht u mendua...
    Lajme04 Dhjetor 2023
    Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës përmes një postimi në Facebook ka thënë se menaxhmenti i Trepçës i ka rreth 80...
    Sport04 Dhjetor 2023
    Midis pjesës së parë dhe të dytë të ndeshjes midis Lille dhe Metz, qindra lodra pelushi u hodhën në fushë për një...
    Lajme04 Dhjetor 2023
    Familjarët e Liridona Ademaj, kanë hapur të pame në fshatin Rracaj ku pritet të rivarroset, 30-vjeçarja e vrarë javën e kaluar në...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.