[wp-story]

Lajme

Hoti: Shpresojmë që deri më 26 dhjetor të arrijmë marrëveshje me Vetëvendosjen

Hoti: Shpresojmë që deri më 26 dhjetor të arrijmë marrëveshje me Vetëvendosjen
12:14 | 17 Dhjetor 2019

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se kjo parti insiston në marrëveshje të balancuar qeverisëse me Lëvizjen Vetëvendosje ku natyrisht hyn posti i Presidentit që LDK-ja e do për vete.

Hoti nuk ka treguar nëse këtë të martë në mes të liderëve të dyja partive.

Ai ka thënë se i takon VV- së që ta bëjë thirrjen e takimit.

Hoti theksoi se shpreson që deri më 26 dhjetor të arrihet marrëveshja në ditën kur edhe është thirr seanca konsittuive e Kuvendit të Kosovës.

Kurse sa i përket idesë së nënkryetarit Lutfi Haziri sipas së cilës po mundohen ta gjejnë një kandidat konsensual për president, Hoti nuk ka bërë ndonjë koment të veçantë pos që i është referuar deklaratave të djeshme të kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Nesër partia, pjesë e të cilës është Hoti do ta mbledh Këshillin e Përgjithshëm të saj ku do të flitet me ecurinë e bisedimeve me Vetëvendosjen për arritjen e marrëveshjes për koalicion qeveritar.

Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…

Të tjera