×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Serbia nuk do zbatim të deklaratës për të zhdu*kurit

    FrontOnline
    29 Nëntor 2024

    Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur,  Andin Hoti, ka thënë se Serbia është ajo që nuk dëshiron zbatim të deklaratës për personat e zhdukur e jo Kosova e cila, siç thekson ai, veçse ka nisur zbatimin e kësaj deklarate njëanshëm.

    Reagimi i Hotit, pasoi deklaratën e zëdhënësit Peter Stano i cili ka thënë se  zbatimi i Deklaratës për të Zhdukurit do të ndodhë vetëm kur palët të bien dakord për Komisionin e përbashkët.

    Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur,  Andin Hoti tha se Komisioni i përbashkët nuk është formuar për shkak të një drafti që është dashur të formohet e të cilit Serbia po tenton t’ia bashkëngjis një letër aneks në të cilën theksohet se UNMIK do të jetë pjesë e Kosovës dhe ku zhvlerësohet fuqia e Komisionit të përbashkët.

    “Serbia ka dërguar komente shtesë sepse ajo tenton ne çdo lloj forme me zvarrite sa me shume procesin qe mos me nis zbatimi i deklaratës që do duhej të mbikëqyrej prej BE-së…Tani jemi në këtë situate të  re kur Serbia ka kërkuar në një forme që komisioni i përbashkët mos me pas fuqinë që do duhej ta kishte për çka edhe ne kemi shkuar në BE….ne jemi shku atje që BE-ja me mbikëqyrur punën tonë… dhe me ndërhy ne punën tonë kur nuk gjejmë dakordim . Ndërkaq ajo (Serbia) tash po thotë që në bazë të një letër aneks që po duan ta formojnë ta theksojnë se komisioni i përbashkët nuk e zëvendëson apo nuk ka rol me të fuqishëm se sa  ata që kanë pasur deri me tani. Dhe ajo çka është me rënda për ne pavarësisht që ky draft nuk është final që ata po tentojnë ta theksojnë prapë që UNMIK-u do të jetë pjesë e Kosovës. Ata s’po duan vetëm mos me zbatu deklaratën por po duan me na kthy edhe para shpalljes së pavarësisë, kjo është absurde.”, tha Hoti për RTV21

    Ai tha se janë në pritje të BE-së se si do të veprojw pwr këtë çështje dhe se trajtimin e çështjes së të zhdukurve do të kërkojnë sërish edhe në takimin e 17 dhjetorit të kryenegociatorëve në Bruksel.

    “Lajcak na ka dërguar një draft të kësaj dhe në bazë të këtij drafti UNIMK-u do të jetë pjesë e jona. Ne kemi dërguar komentet tona  edhe në takimin e fundit të kryenegociatorëve në Bruksel  dhe po presim se çka do  të ndodh dhe si do ndërhyjë BE-ja në eleminimin sepse duhet te eliminohet ky dokument…Si Andin jam i zhgënjyer me BE-në. Vetë fakti që po e pranon këtë dokument që po e zhvlerëson rolin e BE-së është një dëshpërim” , tha Hoti.

    Hoti tutje shtoi se faktori ndërkombëtar duhet ta kushtëzojë Serbinë në çfarëdo formë për hapjen e arkivave.

    Ai bëri të ditur se aktualisht gërmime për të pagjeturit po bëhen vetëm në Korishë të Prizrenit dhe se vetëm gjatë këtij vitit në Kosovës janë trajtuar mbi 20 lokacione.

    Sipas tij gërmimet në Serbi kanë qenë zero derisa shto se kanë kërkuar rikthimin në Batajnicë sepse kanë dyshime për gjetjen të mbi 80 personave por që ende s’kanë marrë një përgjigje pozitive nga Serbia.

    Nga Rubrika
    Kronika29 Nëntor 2024
    Policia e ka intervistuar 32-vjeçarin, D.Sh. pasi dyshohet se më 15 gusht ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar në...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Me qëllim të shtimit të sigurisë publike dhe parandalimit të incidenteve të natyrave të ndryshme, Policia e Kosovës njofton se ka shtuar...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Leonard Ademaj, vëllai Liridona Ademajt kërkon nga prokuroria që të përgatitet sa më shpejt aktakuza për vrasjen e motrës së tij nga...
    Të tjera
    Vip29 Nëntor 2024
    Anisa i ka thënë Gjestit se Xheneta e drejton atë. Madje, ajo për të ka përdorur edhe fjalën “qen”. “Hajde bebi, a...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, ka dhënë donacion për Policinë e Kosovës, dy skaner dhe 20 komplete të veglave të...
    Sport29 Nëntor 2024
    Sipas një raportimi nga Gazzetta dello Sport, Warren Bondo (Monza) dhe Giuseppe Pezzella (Empoli) janë dy objektivat kryesor të Milanit për afatin kalimtar...
    Bota/Rajoni29 Nëntor 2024
    Kuvendi i Shqipërisë, hapi dyert për qytetarët në kuadër të 80-vjetorit të çlirimit të vendit. Pjesëmarrësve iu mundësua të vizitojnë Sallën e...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Trupi Gjykues në Dhomat e Specializuara të Hagës ka vendosur që t’ia vazhdojë paraburgimin Ismet Bahtijarit më 26 Nëntor. Zëdhënësi i DhSK-së,...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në magjistralen Hani i Elezit – Kaçanik, la...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.