×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Policëve do t’u qëndrojmë gjithmonë afër, me mundësitë që i ka shteti i Kosovës

    FrontOnline
    15 Shtator 2020

    Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, sot ka pritur në takim policët e plagosur në krye të detyrës, Artur Mrasori dhe Jetmir Hasanaj, të kthyer nga trajtimi mjekësor jashtë vendit.

    Me këtë rast, kryeministri Hoti tha: “Sot po takojmë dy policët që janë lënduar, kanë pësuar në krye të detyrës dhe përmes këtij takimi të dy policëve, takojmë simbolikisht të gjithë ata policë që janë lënduar në krye të detyrës, si shenjë respekti që shteti i Kosovës ka për ata që janë duke kryer detyrën shtetërore për sigurinë e qytetarëve, për sigurinë publike, që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e tyre”.

    “Sot, i kemi takuar për t’ju treguar që do t’ju qëndrojmë gjithmonë afër, me mundësitë që i ka shteti i Kosovës. Biseduam edhe me ministrin që do të kujdesemi që në mënyrë institucionale t’i rregullojmë njëherë e përgjithmonë këto çështje përmes Ligjit për sigurimin e jetës dhe shëndetit të policëve dhe Ligjit për pensionim të parakohshëm, në mënyrë që policët që lëndohen, që bien në krye të detyrës, familjet e tyre, të mos ndihen të ngarkuara, por atë barrë ta marrë shteti”, theksoi kryeministri Hoti.

    “Këta janë heronjtë e kohës moderne, sepse çdo ditë që dalin në rrugë e rrezikojnë jetën e tyre duke tentuar ta ruajnë jetën e zyrtarit shtetëror, sigurinë e institucioneve ose sigurinë e qytetarëve në përgjithësi”, vijoi kryeministri Hoti.

    Më tej, kryeministri Hoti, teksa vlerësoi punën e zyrtarëve policorë, tha se çdo ditë që dalin në mëngjes, ata përshëndeten me familjen duke mos ditur se si do të kthehen në mbrëmje dhe kjo tregon një përkushtim të lartë që kanë këta zyrtarë shtetërorë në punën e tyre të përditshme.

    “Unë i falënderoj të gjithë ata policë që janë të përkushtuar në detyrën e tyre dhe përmes këtij takimi kisha përçuar mesazhin që do të jemi afër tyre dhe në mbështetje të tyre si Qeveri e Republikës së Kosovës”, tha kryeministri Hoti.

    Gjatë takimit, kryeministri Hoti për policët e lënduar ndau mirënjohje, në shenjë respekti për punën dhe përkushtimin e tyre gjatë kryerjes së detyrës zyrtare për ruajtjen e rendit publik.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Shkurt 2025
    Nënkryetarja e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, si dhe Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, janë deklaruar përzgjedhjet parlamentare që u mbajtën këtë të...
    Lajme12 Shkurt 2025
    Gazetari Faton Osmani, i cili ndërroi jetë të martën në moshën 49 vjeçare, do të varroset sot. Në njoftimin mortor nga familja...
    Lajme12 Shkurt 2025
    Të dielën që lam pas, Kosova ka mbajtur Zgjedhjet Parlamentare. Sipas rezultateve të para, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë si fituese e këtyre...
    Të tjera
    Lajme11 Shkurt 2025
    Emisari special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen është takuar me ndihmës sekretarin për operacionet të NATO’s, Tom Goffus. Në një...
    Lajme11 Shkurt 2025
    Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, e ka sqaruar situatën në lidhje me mospërputhjen e numrit të pjesëmarrësve në zgjedhje...
    Lajme11 Shkurt 2025
    Kosova është ngritur për 10 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të "Transparency International". Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde...
    Lajme11 Shkurt 2025
    Përfaqësuesja e Lartë, njëherësh Zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, bashkë me Komisioneren për Zgjerim, Marta Kos, kanë vlerësuar procesin zgjedhor në...
    Lajme11 Shkurt 2025
    Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka thënë se qeveria re duhet të përmbushë pritshmëritë e popullit, i cili aspiron...
    Lajme11 Shkurt 2025
    Burim Ramadani, ekspert i sigurisë, ka thënë në “Pressing” se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka dështuar duke filluar nga faqja e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.