×
  • Front TV
  • Front TV

    Hoti: Po kalojmë në situatën më të vështirë në 20 vitet e fundit

    FrontOnline
    11 Nëntor 2020

    Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka prezantuar sot masat e reja anti-COVID të cilat do të hyjnë në fuqi që nga dita e premte.

    Pas kësaj, kryeministri Hoti tha se këto masa hyjnë në fuqi që nga dita e premte dhe se ato do të jenë komplet në bazë të ligjit dhe se do të jenë masa ekstreme.

    “Masat do të jenë komplet në bazë të ligjit, pra do të jenë masa ekstreme. S’kemi zgjidhje tjetër, po kalojmë në situatën më të vështirë në 20 vitet e fundit, kjo situatë krahasohet vetëm me luftën, imagjinoni prej se ka fillu pandemia janë 700 e disa raste me fatalitet, kjo është kohë lufte dhe kërkojmë mirëkuptimin e mbështetjen e secilit qytetarë që të kujdeset për familjarët, kolegët e pronari të kujdeset për sigurinë shëndetësore të klientëve. Pra duhet të përmbushen kushtet, nuk mund ta mbyllim komplet shtetin dhe ekonominë sepse do të ishte me pasoja fatale, por masat që kemi ndërmarrë qojnë në një situatë besoj me të përmirësuar”, tha Hoti.

    Ai tutje shtoi se kërkon sinqerisht mbështetje edhe nga mediat që të paraqesin situatën ashtu siç është dhe nëpër të cilën jemi duke kaluar.

    “Ju lus që të shkoni të shihni mjekët në Klinikën Infektive, apo në spitalet regjionale, duke e rrezikuar vetën dhe familjet e veta, shihni me çka përballen ata. Është e vetmja mënyrë që ne të arrijmë në secilën familje e të rrisim vetëdijen për seriozitetin e situatën nëpër të cilën po kalojmë”, tha ai.

    Një delegacion i Prince Coffee viziton plantacionet e kafesë në Indi
    Nga Rubrika
    Front TV04 Tetor 2023
    Sulmi në veri nga një grup kriminal serb edhe pas dhjetë ditësh vazhdon të jetë temë diskutimi në vend. Kjo, për shkak...
    Front TV04 Tetor 2023
    Më 1 nëntor 2023 pritet edhe zyrtarisht në Kosovë të nis regjistrimi i popullsisë, në të cilin proces pritet të angazhohen rreth...
    Front TV03 Tetor 2023
    Kanë kaluar dhjetë ditë prej sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku. Pas këtij sulmi...
    Të tjera
    Lajme04 Tetor 2023
    Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock nesër do të vizitojë Shqipërinë ku do të takohet edhe me ministrat e jashtëm të Kosovës...
    Lajme04 Tetor 2023
    Policia dhe Dogana e Kosovës kanë parandaluar kontrabandimin me mallra. Në rrugën malore të fshatit Malinë të Maqedonisë së Veriut që lidhet...
    Sport04 Tetor 2023
    Trepça ka fituar ndaj Tindastollit në kualifikimet për FIBA Europe Cup. Mitrovicasit fituan me rezultat 69:77. Mikaile Tmusic me 22 pikë dhe...
    Bota/Rajoni04 Tetor 2023
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se Ukraina do të bëjë gjithçka për të ruajtur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Evropës në...
    Vip04 Tetor 2023
    Aktorja Julia Ormond e ka paditur producentin Harvey Weinstein për sulm seksual. Në padinë e ngritur të mërkurën dhe të siguruar nga...
    Bota/Rajoni04 Tetor 2023
    Senati amerikan ka miratuar emërimin e James O’Brien si Ndihmës-Sekretar i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike. O’Brien ka fituar besimin e 67...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.