[wp-story]

Lajme

Hoti për Haradinajn: Me rrahë gjoks para partnerëve ndërkombëtarë s’është burrëri (VIDEO)

Hoti për Haradinajn: Me rrahë gjoks para partnerëve ndërkombëtarë s’është burrëri (VIDEO)
22:09 | 05 Shtator 2019

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se është naivitet politik nëse dikush do ta shesë vendosjen e taksës si masë që e ruan shtetin e Kosovës nga ndarja.

“Vendimi për vendosjen e taksës është një masë minore për të arritur një qëllim madhor për Republikën e Kosovës.  A ka kuptim kjo? Unë mendoj që jo dhe kushdo që mundohet ta promovojë këtë masë për të arritur qëllimin madhor të ruajtjes së shtetit të Kosovës nga ndarja mendoj se është naivitet politik”.

“Mënyra se si është vendosur taksa më shumë ka qenë pazar mes partnerëve të koalicionit dhe jo një strategji. Nëse e kërkon mbështetjen e opozitës ti e shqyrton këtë çështje me opozitën para vendimit, plus që vendosja e një mase të tillë kërkon një koordinim ndërkombëtar”.

Megjithatë, Hoti ka thënë se vendosja e taksës 100 % ka krijuar një realitet të ri politik.

“A mundemi përmes taksës t’i arrijmë qëllimet madhore politike si njohja e shtetit të Kosovës nga Serbia? Sigurisht që jo”.

“Me provu me e shitë vendimin për vendosje të taksës që e kemi mbrojtë Kosovën nga pazaret politike për ndarje të territorit është e papërgjegjshme të thuhet. Sovranitetit i Kosovës mbrohet me vendimet kushtetuese”.

“Me rrahë gjoks para partnerëve ndërkombëtarë nuk është burrëri dhe as mençuri politike”.

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë

Të tjera