×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti pas vërshimeve: Mund të kërkohet edhe angazhimi i FSK-së

    FrontOnline
    08 Janar 2021

    Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka reaguar pas situatës së krijuar nga vërshimet në Kosovë.

    Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Hoti ka shkruar se Qendra e situatave është në mbikëqyrje të zhvillimeve duke shtuar se varësisht nga situata mund të kërkohet edhe angazhimi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, përcjell FrontOnline.

    Ai, po ashtu ka treguar edhe situatën aktuale nëpër vendet ku ka pasur vërshime.

    Sipas tij, ekipet janë duke intervenuar sipas nevojës dhe mundësive për intervenim.

    Postimi i tij i plotë:

    GJENDJA NGA RESHJET E SHIUT

    Qendra e Situatave është në mbikëqyrje të zhvillimeve për shkak të reshjeve të shumta të shiut, në koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Agjencinë për Menaxhim të Emergjencave, me shtabet lokale dhe me të gjitha institucionet e tjera të përfshira. Varësisht nga situata, mund të kërkohet edhe angazhimi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

    Sipas të dhënave nga Qendrat Operative:

    • Në Komunën e Drenasit – uji ka depërtuar nëpër oborre të shtëpive në Poklek, Krajkovë, Tërstenik, Shtrumbullovë, Komoran dhe në qendrën e qytetit.
    • Në Komunën e Prizrenit – ka pasur përmbytje të disa bodrume të shtëpive në lagjen Arbana.
    • Në Komunën e Malishevës – janë bllokuar disa rrugë afër QMF-së, është rritur niveli i lumit Mirushai dhe janë vërshuar rrugët që qojnë në fshatrat Bajë, Marali dhe Maxharrë. Ekipet reaguese janë në vend ngjarje.
    • Në Komunën e Rahovecit – janë vërshuar disa rrugë poshtë qytetit dhe në fshatrat Gexhe dhe Kramovik.
    • Në Komunën e Pejës – ka vështirësi në pikë kalimin kufitar “Kullë” dhe në aksin rrugor Pejë–Rugovë, ndërkaq rruga për në fshatin Kuqishtë ka vështirësi të mëdha kalimi.
    • Në Komunën e Klinës – nga të reshurat e shiut ka filluar me shpejtësi rritja e nivelit të lumenjve, në disa fshatra kanë filluar të vërshohen tokat bujqësore, në fshatin Ozdrim janë rrezikuar dy familje nga depërtimi i ujit në shtëpi.
    • Në Komunën e Gjakovës – ka pasur disa pengesa në rrugët e qytetit nga vërshimet.
    • Në Komunën e Junikut – ka pasur bllokim rruge në tri lokacione në fshatin Gjocaj si pasojë e rrëshqitjes së dheut.
    • Në regjionin e Pejës – janë raportuar një numër i madh i defekteve në rrjetin e energjisë elektrike.

    Ekipet janë duke intervenuar sipas nevojave dhe mundësive për intervenim.

    Ftohen qytetarët të kufizojnë lëvizjet në rrugë për shkak të vërshimeve që ka në disa akse rrugore, si dhe rrëshqitjeve të dheut dhe gurëve në disa lokacione.

    Ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka pritur sot në takim ministrin shqiptar të Punëve të Jashtme, Igli Hasani. Në takim u konfirmua...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me presidentin e Francës Emmanuel Macron i ka kërkuar mbështetjen për...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, në organizimin për nder të Ditës Kombëtare të Turqve të Kosovës, ka shprehur vlerësimin e lartë për...
    Të tjera
    Lajme23 Prill 2024
    Bashkimi Evropian tha se Këshilli i Ministrave do të diskutojë për masat ndaj Kosovës mbi bazën e një raporti të Përfaqësuesit të...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit e ka cilësuar ndryshe nga ai i viteve...
    Lajme23 Prill 2024
    Pjesëtarë italianë të KFOR-it kanë inspektuar zonën e materialeve industriale toksike, të njohur si “Eurosteel”, në Pejë. Inspektimi u krye nga KFOR-i...
    Lajme23 Prill 2024
    Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, vlerësoi se Serbia dhe hajnia janë kërcënuesit kryesorë të shtetit të Kosovës. “Serbia dhe hajnia janë kërcënuesit...
    Lajme23 Prill 2024
    Drejtori i Divizionit të Komunikacionit Rrugor në Policinë e Kosovës, Jeton Rexhepi ka folur për zbatimin e ligjit të ri të komunikacionit,...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka kujtuar Ditën Ndërkombëtare të Turqve të Kosovës, ku i ka falënderuar qytetarët e vendit nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.