Lajme

Hoti optimist për vizat, thotë se ka angazhim më të madh nga Franca dhe Gjermania

Hoti optimist për vizat, thotë se ka angazhim më të madh nga Franca dhe Gjermania
14:59 | 23 Korrik 2020

ryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në një diskutim të organizuar sot nga Qendra Evropiane për Politikë, ka bërë të ditur se ka angazhim më të madh në BE për heqjen e vizave për kosovarët. 

Hoti ka bërë të ditur se në këtë proces lajmet pozitive janë se po vërehet angazhim më i madh nga Franca dhe Gjermania.

“Ajo që është ndryshe tani për heqjen e vizave, është angazhimi më i madh i shteteve të BE-së, si Francës dhe Gjermanisë, dhe natyrisht edhe momentum i presidencës gjermane në Bashkimin Evropian”, ka thënë ai.

Kujtojmë se sot në Bruksel do të vazhdoj dialogu Kosovë-Serbi në nivel ekspertësh, ku pritet draftimi i marrëveshjes për njohje reciproke.

“Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj

Të tjera