×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Nxënësit ta kuptojnë si mision ruajtjen e shëndetit pas rikthimit në shkolla

    FrontOnline
    29 Gusht 2020

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur për shtyerjen e nisjes së vitit të ri shkollor për 14 shtator.

    Hoti me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se nuk ka qenë e lehtë të mirret vendimi në fjalë, por që sipas tij shëndeti i nxënësve, prindërve e gjyshërve është parësor.

    Sipas tij, kushdo që thotë se për dy javë nuk mund të kryhen përgatitje të reja, gabohet, ngase siç shprehet Hoti gjatë kësaj periudhe duhet kushtuar rëndësi vetëdijësimit të nxënësve për respektimin e masave.

    “14 shtatori është afër. Shumë kush do të thotë se për këto dy javë nuk do të fitojmë asgjë, por gabohen. Kur të gjithë së bashku pranojmë të vihemi në shërbim të shëndetit të fëmijëve tanë, mund t`i bëjmë lak së keqes duke e evituar atë”, ka shkruar ai.

    “Në anën tjetër çdo mësimdhënës, punëtor shkolle e përgjegjës institucional duhet ta përdorë këtë periudhë dy javore për të bërë të gjitha përgatitjet në shkollë që shëndeti i fëmijëve të mbrohet”, ka shkruar ai.

    Postimi i plotë:

    Të nderuar nxënës dhe prindër,

    Lajmi për mos fillimin e mësimit deri më 14 shtator nuk ju ka gëzuar, përkundrazi. Nuk ka qenë e lehtë të marrim një vendim të tillë. Por, shëndeti i juaj dhe i prindërve e gjyshërve tuaj na detyron të jemi të kujdesshëm.

    Na duhet disiplinë e përgjegjësi individuale e kolektive për të tejkaluar së bashku këtë situatë. Kjo sfidë, që tashmë është shndërruar në betejë, nuk mund të fitohet vetëm nga mjekët dhe nga institucionet. Duhet të rreshtohemi bashkë, njëri krah tjetrit, për t`i bërë ballë virusit tash kur po ofrohet vjeshta.

    14 shtatori është afër. Shumë kush do të thotë se për këto dy javë nuk do të fitojmë asgjë, por gabohen. Kur të gjithë së bashku pranojmë të vihemi në shërbim të shëndetit të fëmijëve tanë, mund t`i bëjmë lak së keqes duke e evituar atë.

    Në këto ditë që kemi përpara, si prindër duhet të flasim shumë me fëmijët tanë për rëndësinë që ka të mbajturit e maskës dhe distancës edhe atëherë kur vrulli fëmijëror kërkon që rregulli të thyhet. Duhet t`u bëjmë me dije fëmijëve tanë se ata duhet të kujdesen për shëndetin e tyre dhe tonin. Duhet ta kuptojnë këtë si mision.

    Në anën tjetër çdo mësimdhënës, punëtor shkolle e përgjegjës institucional duhet ta përdorë këtë periudhë dy javore për të bërë të gjitha përgatitjet në shkollë që shëndeti i fëmijëve të mbrohet.

    Unë jam optimist se ne kemi zgjuarsinë dhe dashurinë për fëmijët për të përballuar me sukses kthimin e tyre në shkollë dhe në shoqërim me njëri-tjetrin.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pritur në takim Shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Mary Ann Hennessey. Rama...
    Lajme19 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit 2024, 2mijë e 223 shoferëve u është konfiskuar...
    Lajme19 Prill 2024
    Ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Ilir Kapiti ka shkruar se ndihet jashtëzakonisht krenarë me ushtarët e Forcës së Sigurisë së...
    Të tjera
    Vip19 Prill 2024
    Modelja Sara Gjordeni dhe këngëtari Bardhi Idrizi kanë zbuluar lajmin e ëmbël se së shpejti do të bëhen prindër për herë të...
    Lajme19 Prill 2024
    Kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ishte ndër mysafirët specialë – krerë shtetesh – që i ftoi presidentja Vjosa Osmani...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Opozita ka protestuar sërish përpara Bashkisë së Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj. Protesta nuk ka qenë shumë paqësore, për...
    Lajme19 Prill 2024
    Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka bërë të ditur se është në hartim projekti për zgjerimin e rrugës Istog – Pejë –...
    Lajme19 Prill 2024
    Gjatë vitit 2023 Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur pesëmbëdhjetë aktakuza për krime lufte kundër popullatës civile, sipas raportit “Fillimi...
    Lajme19 Prill 2024
    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, në 11-vjetorin e marrëveshjes së parë Kosovë – Serbi, ka thënë se të gjitha marrëveshjet arritura...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.