Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shprehur ngushëllime për humbjen e jetës së ushtarit amerikan Alexander Blake Klass.
“I shpreh ngushëllimet e mia dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Komandantit të Forcave të NATO-së në Kosovë, KFOR, Gjeneral Major Michele Risi, për humbjen e jetës së ushtarit të klasit të parë, Alexander Klass. Në këto momente të vështira për familjen, ushtrinë amerikane dhe forcat e KFOR-it, u qëndroj pranë, duke ju shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta për këtë humbje që na ka lënduar të gjithëve”, shkroi Hoti në Facebook.
Në nderim të ushtarit amerikan Alexander Blake Klass nga Willamina e Oregonit, në kampin në Novosellë sot flamuri amerikan në sheshin “Bill Clinton” në Prishtinë do të ulet në gjysmë shtizë.

Të tjera
-
15:46 | 08 Gusht 2022
-
15:45 | 08 Gusht 2022
-
15:39 | 08 Gusht 2022
-
15:21 | 08 Gusht 2022
-
15:16 | 08 Gusht 2022
-
15:05 | 08 Gusht 2022
-
15:03 | 08 Gusht 2022
-
14:55 | 08 Gusht 2022
-
14:45 | 08 Gusht 2022
-
14:45 | 08 Gusht 2022
-
14:43 | 08 Gusht 2022
-
14:31 | 08 Gusht 2022