[wp-story]

Lajme

Hoti: Nëse nuk marrim postin e presidentit, shkojmë në opozitë

Hoti: Nëse nuk marrim postin e presidentit, shkojmë në opozitë
22:02 | 17 Dhjetor 2019

Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Avdullah Hoti, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se nëse VV nuk ja lejon postin e presidentit atëherë nuk do të ketë marrëveshje për koalicion.

Negociatat për lidhje të koalicionit kanë ngecur pasi që LDKm po kërkon nga VV që tja lejojë propozimin për post të presidentit.

“Nëse nuk marrim postin e presidentit, shkojmë në opozitë”, ka thënë Hoti.

“Ne jemi partia më e vjetër në Kosovë dhe si të tillë kemi përvojë në ndërtimin e institucioneve. Po ashtu ne jemi parti shtetndërtuese dhe si e tillë kemi futur historikisht njerëzit më të mirë të mundshëm nëpër poste drejtuese”

“Ky nuk është kushtëzim. Është një qasje ferr nga partia më e vjetër në Kosovë e cila po pranon që kryeministri të i takojë Lëvizjes Vetëvendosje”.

“M Sillosi” S’ka nëvojë për panik, grurë ka me bollëk

Të tjera