×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Hoti: Në Prekaz mund të ketë eshtra të më shumë se tre trupave, gërmimet do të fillojnë edhe në dy lokacione

    Xheneta Kosumi
    09 Nëntor 2023

    Mbetje mortore janë hasur sot në Prekaz të Skenderajt.

    Të njëjtat dyshohet se mund të jenë të personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

    E, ministrja e drejtësisë Albulena Haxhiu më vonë ka shkruar se në këtë lokacion janë gjetur eshtra të tre individëve.

    Por, kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti thotë se numri mund të jetë edhe më i madh.

    Hoti, në një intervistë për Front Online deklaron se numri i saktë mund të dihet pas marrjes së rezultateve të ADN-së.

     “Ne po i kërkojmë së paku pesë trupa të personave të zhdukur sipas informacioneve që i kemi ne në atë lokacion, dhe e dyta natyrisht deri në verifikimin përmes rezultateve të ADN-së ne nuk i dimë saktë asnjëherë gati se sa trupa mund të jenë apo se si mund të  jenë”, tha ai për Front Online.

     

    Hoti: Edhe në dy lokacione të tjera do të fillojnë gërmimet

    Nga janari i këtij viti e deri më tani gërmime janë bërë në 12 lokacione.

    Këtë e ka bërë të ditur për Front Online kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti.

    Por, gërmime pritet të fillojnë edhe në dy lokacione të tjera që dyshohet për mbetje mortore.

     “Lokacioni i Prekazit është lokacion i 12 brenda këtij viti që kemi bërë gërmime, dhe para këtij lokacioni kemi qenë në Arbanë të Prizrenit, para Arbanës kemi qenë në Bishtarzhin, ka pas gjetje, lokacioni i Prekazit i bie që të jetë lokaiconi i shtatë me gjetje në Republikën e Kosovës, i kemi edhe dy lokacione të tjera, por natyrisht që do të vazhdojmë të gërmojmë edhe Prekaz në ditët në vijim”, deklaroi ai për Front Online.

     

    Hoti: Në lagjen “Tusuz” të Prizrenit pretendohet për persona të zhdukur, do t’i nisim gërmimet

    Në lagjen “Tusuz” të Prizrenit, pretendohet se mund të ketë persona të pagjetur.

    Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Andin Hoti për Front Online ka thënë që menjëherë pas përfundimit të gërmimeve në Prekaz, gërmimet do të fillojnë edhe në lagjen  “Tusuz” në Prizren.

    “Në kohën që kemi qenë në lagjen Arbanë në Prizren, në të njëjtën ditë kemi qenë edhe në lagjen Tusuz në Prizren, më saktësisht në varrezat e lagjes ‘Tusuz’, aty është një numër i madh i personave, sipas informatave gjithmonë po flas edhe aty pretendojmë t’i gjejmë disa persona të zhdukur. Pas përfundimit në Prekaz, ne planifikojmë atje natyrisht nëse koha merr, pastaj janë edhe dy lokacione të tjera që nuk e dimë nëse do të mund t’i përfundojmë në këtë vit sepse veçse jemi gati në dhjetor dhe koha mund të prishet”, u shpreh ai për Front Online.

     

    Gërmimet në Serbi për varrezë masive, Hoti: Kemi informacione që i kanë varros aty

    Pas 2 vitesh kërkesash e takimesh në mes të nëngrupeve punuese të Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuara nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, gërmimet e nisura në maj të vitit 2021, përkundër disa paqartësive që ekzistojnë, kanë rifilluar në lokacionin e quajtur Shtavalj, e Sienicë, në territorin e Serbisë.

    Kryesuesi i Komisionit për Persona të Pagjetur, Andin Hoti në një intervistë për Front Online ka thënë që kanë marr informacione vazhdimisht se në atë lokacion mund të ketë trupa të pagjetur.

    “Ne disa herë kemi kërkuar me u rikthy në atë lokacion edhe bazuar në informacionet e tjera që i kemi pas prej ekspertit të EULEX-it që ai e pat vlerësua që me shku ku jemi këtu, edhe për shkak të informacioneve të vazhdueshme që i kemi marr”, u shpreh ai.

    Megjithatë, pavarësisht  kërkesave që i kanë bërë Beogradit, Hoti thotë se nuk kanë marrë asnjë informacion për lokacionet.

    “Informacionet e ndryshëm, kryesisht serbë kanë qenë edhe punëtorë të afërt të këtij vendi, që kanë parë autobusë që i kanë dërguar aty që i kanë ekzekutuar dhe i kanë varros në kohë luftës po flasë, kështu që ne kemi kërkuar informata të sakta nga delegacioni i Beogradit në vazhdimësi që me na i dhënë koordinatat e sakta dhe lokacionin e saktë se ku janë këta persona që dëshmitarët, qytetarët i kanë parë dhe janë ekzekutuar dhe janë varros, por nuk kemi marr diçka të tillë”, deklaroi ai.

     

    Hoti: Ndërkombëtarët ta rrisin presionin mbi Serbinë për personat e pagjetur

    Kryesuesi i Komisionit për Persona të Pagjetur, Andin Hoti në një intervistë për Front Online thotë që Bashkimi Evropian duhet t’i bëjë presion Serbisë që të jap informacione për lokacionet me varreza masive.

    “Është Bashkimi Evropian, janë shtetet tona mike, janë partnerët tonë ndërkombëtarë që duhet të rrisin presionin dhe unë e kam thënë disa herë presionin ta kthejnë në kushtëzim në mënyrë që Serbia të jap këto informacione që ne po i kërkojmë për të vetmen arsye që është humanitet”, tha ai.

     

    Ai thotë që zbardhja e fatit të pagjeturve nuk lidhet me Qeverinë e Kosovës, por direkt me Serbinë.

    Hoti, deklaron se nuk e kanë asnjë pengesë politike nga Qeveria Kurti sa i përket personave të pagjetur.

    “E kam thënë disa herë që nuk kemi, nuk kemi me pas asnjë lloj pengese politike në fushën e zbardhjes së fatit për persona të zhdukur. Nuk kam menduar ndonjëherë se Qeveritë e Kosovës nuk po bëjnë kurgjo në raport me fatin e personave të zhdukur, sepse fati i personave të zhdukur fatkeqësisht lidhet me Serbinë, dhe nuk lidhet me Qeveritë e Republikës së Kosovës”, tha ai./Front Online

    Comodita në panairin M.O.W. po shijon takimet me biznese për mundësi shkëmbimi eksperiencash, rrjetëzimi dhe bashkëpunimi
    Nga Rubrika
    Kronika02 Dhjetor 2023
    Një këmbësor është goditur nga një veturë në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë. I njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar...
    Lajme02 Dhjetor 2023
    Mujë Ademaj, xhaxhai i së ndjerës, Liridona Murseli, e cila është vrarë të mërkurën në Prishtinë ka folur sot për mediet, ndërsa ka...
    Lajme02 Dhjetor 2023
    Prokuroria e Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë ndaj 10 personave, prej tyre tetë zyrtarë dhe dy qytetarë, në...
    Të tjera
    Vip02 Dhjetor 2023
    Derisa po qëndronin në dhomën e gjumit Kaderi ka thënë se “unë ndihem e kërcnuar nga Blerando”. Ai duke kënduar i ka...
    Vip02 Dhjetor 2023
    Banori më i ri i Big Brother VIP Kosova, Ardi dhe Buci kanë diskutuar për sjelljet e Bleros, ku disa nga deklaratat...
    Vip02 Dhjetor 2023
    Ylli i ka treguar Adrit skenarin që e ka menduar me Santianën. Ai i ka thënë Adrit se “krejt këto gjëra i...
    Bota/Rajoni02 Dhjetor 2023
    Një tërmet me magnitudë 5.7 ballë të shkallës Rihter goditi rajonin Tarapacá në Kili, njoftoi sot Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), transmeton FrontOnline....
    Lajme02 Dhjetor 2023
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt. Ajo përmes, një postimi në profilin e saj në...
    Vip02 Dhjetor 2023
    Situata mes Bucit dhe Santianës i ka habitur edhe banorët e tjerë të Big Brother VIP Kosova. Por banorët më afër i...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.