×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti në FSK: Me përkushtimin tuaj Forca po ecë sigurt drejtë strukturave euroatlantike

    FrontOnline
    06 Janar 2021

    Një ditë pasi Kuvendi i Kosovës i dha dritën e gjelbër marrëveshjes me amerikanët që ia mundëson ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) të marrin pjesë në mision paqeruajtës në botë përkrah Gardës Kombëtare, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka vizituar kazermën “Adem Jashari”. Aty ai u është drejtuar pjesëtarëve të FSK-së të cilëve u ka thënë se falë përkushtimit të tyre Forca po ecë më hapa të sigurt drejtë strukturave euroatlantike.

    Vendimin e djeshëm të Kuvendit të Kosovës, Hoti e ka quajtur historik.

    “Nganjëherë për vendime të tilla duhet ndoshta një distancë e caktuar kohore për të kuptuar plotësisht sa të rëndësishme janë. Vendimi që ka marrë dje Kuvendi i Kosovës është ndër hapat më të mëdhenj historikisht që kemi bërë si shtet dhe se FSK drejt integrimit të plotë të FSK-së në strukturat euroatlantike, është ëndërr e jona. Besoj që vetëm njerëzit, qytetarët dhe liderët tepër vizionar kanë pasur mundësi që me parashiku atëherë kur është themeluar ushtria e Republikës së Kosovës, Forca e Sigurisë se Kosovës, në rrethanat e asaj kohe kur është dizajnuar është parashikuar që shteti i Kosovës të jetë pjesë dhe te integrohet plotësisht në strukturat euroatlantike. Vetëm njerëzit vizionar […] edhe mundi juaj dhe përkushtimi juaj, i secilit oficer, secilit ushtar, disa gjeneralë, disa udhëheqës të FSK-së, disa ministra deri këtu ku jemi, duke u vendosë hap pas hapi”, tha Hoti.

    E ministri i Mbrojtjes, Anton Quni tha se përformanca e ushtarëve të FSK-së brenda dhe jashtë vendit ka bërë që të fitohet besimi i partnerëve se ushtarët e Kosovës mund të kryejnë detyrat e tyre me nderë.

    “Besimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aleatit tonë të natyrshëm e shton edhe më shumë nderin e kësaj të arriture historike. Ne me forcat amerikane jemi ndjerë gjithmonë një, tani me forcat amerikane përveç zemrave dhe mendjeve do t’i kemi një edhe trupat e armët tona në misione të shenjta në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit për mbarë njerëzimit, ky është misioni ynë drejt vizionit tonë për integrim në NATO”, tha Quni.

    Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës në mars te këtij viti do të nisin masonin e parë paqeruajtës në botë. Ata do të jenë përkrah Gardës Kombëtare të Iowa-s./FrontOnline/

    Menaxho shpenzimet dhe fito zbritje me aplikacionin e Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka qenë në Mitrovicë ku është takuar me kreun e kësaj komune Bedri...
    Lajme28 Mars 2024
    Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë të enjten se imazhi i krijuar për Kosovën që “mund të...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka folur për kandidaturën e tij dhe përballjen në zgjedhje me kryetarin e VV-së, Albin...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Zgjedhjet evropiane të vitit 2024 do të përcaktojnë kursin për një sërë gjërash. Sigurisht edhe për të ardhmen e BE-së. Sepse është...
    Lajme28 Mars 2024
    Bashkëkryesuesi i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE–Kosovë, Lukas Mandl ka deklaruar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës i bashkohet Frontit Evropian. Ky vendim erdhi pas mbledhjes së Kuvendit Qendror të kësaj partie. Pas...
    Lajme28 Mars 2024
    Zëvendëskryeministri shqiptar në Qeverinë e Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, ka thënë se qëndrimi zyrtar i tyre për Kosovën nuk ka ndryshuar....
    Lajme28 Mars 2024
    Bashkëkryesuesi i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE–Kosovë, Lukas Mandl ka deklaruar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim...
    Lajme28 Mars 2024
    Inspektorati i Kryeqytetit njofton se po vazhdon aksionin e kontrollit të transportuesve të udhëtarëve në kryeqytet bashkë edhe me Policinë e Kosovës....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.